demo_image

Msc. Ing. Xhevahir Baduni

Xhevahir Baduni është Asistent Lektor në Universitetin Europian të Tiranës. Ai është diplomuar Master i Shkencave në Inxhinieri Mekanike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës dhe ka përfunduar një semester specializimi në Universitetin Siegen në Gjermani, në fushën e Inxhinierisë Energjitike.

Me mbi një dekadë eksperiencë profesionale, ai ka zhvilluar një ekspertizë të gjerë në fushën e Inxhinierisë Mekanike dhe Energjitike, veçanërisht në:

  • Sistemet HVAC (Ngrohje, Ventilim & Kondicionim Ajri),
  • Impiantet Hidro-Termo-Sanitare,
  • Sistemet e Mbrojtjes ndaj Zjarrit,
  • Sistemet e Energjisë së Rinovueshme,
  • Projektet e Hidrocentraleve, dhe
  • Auditimet Energjetike për ndërtesa dhe procese industriale.

Ai është Ekspert dhe Konsulent i Licencuar në Fushën e Energjitikës, me eksperiencë të dëshmuar drejtuese si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke bashkëpunuar me studio projektimi inxhinierike dhe arkitekturore, subjekte ndërtimi, si dhe profesionistë të pavarur në projekte të ndryshme teknike dhe energjetike.

I përkushtuar ndaj ekselencës profesionale, ai ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe certifikimesh kombëtare dhe ndërkombëtare në sistemet energjetike, inxhinierinë e qëndrueshme dhe menaxhimin e projekteve. Me pasion për inovacionin dhe efiçencën energjetike, ai vazhdon të kontribuojë në akademi dhe industri përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe konsulencës së aplikuar.

ORCID: 0009-0006-5959-5418