Msc. Erisa Haxhiu
Erisa Haxhiu ka përfunduar me rezultate të larta studimet Master në Inxhinieri Informatike, profil Inxhinieri Softuerike, si dhe Bachelor në Financë me profil Informatikë Ekonomike në Universitetin Europian të Tiranës.
Përvoja e saj profesionale është zhvilluar brenda Universitetit Europian të Tiranës, fillimisht në Zyrën e Projekteve dhe Partneriteteve e më pas në Zyrën e Studentëve Ndërkombëtarë. Më tej ka pasur gjithashtu përvojë profesionale në sektorin financiar në institucione të ndryshme.
Ajo ka qenë pjesë e projektit Erasmus+ CBHe VALEU-x në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Dresdenit në Gjermani, ku ka kontribuar si E-Tutor. Përvoja e saj ndërkombëtare është zgjeruar më tej me programin Erasmus+ si studente në Universitetin e Pavias në Itali, në fushën e Inxhinierisë Kompjuterike.
Aktualisht asistent lektore me kohë të plotë në UET pranë Fakultetit të “Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës” në Departamentin e “Informatikës dhe Teknologjisë”.
ORCID: 0009-0007-5213-6937

