AAA_9951

Msc. Besian Zogaj

Besian Zogaj ka kryer studimet Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhenie Ndërkombëtare” dhe më pas  master shkencor në “Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Universitetin e Romës “Sapienza”, me rezultate të shkëlqyera!

Ai ka kryer gjithashtu disa trajnime në fusha të ndryshme ku vlen për t’u veçuar ato për të drejtat e njeriut, të drejtat e refugjatëve, e drejta e azilit etj organizuar nga Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe Agjencitë e Specializuara të saj, si edhe disa trajnime te avancuara mbi Procesin e Integrimit Europian.

Ne vitin 2009 kthehet në Shqipëri, ku angazhohet fillimisht në projektin kërkimor të Universitetit Europian të Tiranës mbi “arsyet e shtypjes se shtreses intelektuale gjatë regjimit komunist” si dhe në disa projekte dhe kërkime me fokus çështjet zgjedhore, respektimin e të drejtave të njeriut, komunikimin dhe median! Në vitin 2013 fillon karrierën diplomatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë si Desk i Italisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Evropës dhe Vendeve Fqinje. Përgjatë karrierës së tij 8 vjeçare në fushën e politikës së jashtme ka shërbyer si Ndihmës për Çështjet e Integrimit Europian në Kabinetin e Presidentit dhe Këshilltar për Çështjet Shumëpalëshe dhe më pas për Rajonin në Ministrinë për  Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ai ka asistuar disa projekte të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e komunikimit,  proceseve politike dhe ato zgjedhore, si dhe çështje të  bashkëpunimit rajonal!

Zogaj është autor i disa punimeve në filozofi, doktrina polike, çështje të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë!

Në tetor 2021 ai i është bashkuar trupës akademike të Universitetit Europian të Tiranës si asistent lektor pranë Departamentit të Shkencave Politike!