demo_image

MSc. Adelina Muhametaj

Adelina Muhametaj është Asistent Lektore pranë Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë në Universitetin Europian të Tiranës (UET).
Ajo është diplomuar në Infermieri të Përgjithshme, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe ka përfunduar Masterin Shkencor në Shëndet Publik, Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Aktualisht ndjek studimet për Master Shkencor në Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Studimeve Evropiane pranë Institutit të Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës.

Përveç veprimtarisë akademike ku ka pasur një eksperiencë si staf akademik me kohë të plotë në Departamentin e Infermieri-Fizioterapi, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Albanian University me fokus: Obstetrik-Gjinekologji, Psikiatri & Infermieristika në Psikiatri, Praktika Profesionale, Adelina Muhametaj ka një eksperiencë të gjerë profesionale në fushën e shëndetësisë, duke punuar si infermiere në institucione të njohura private dhe publike në departamentet e kirurgjisë së përgjithshme, hemodializës dhe djegies-plastikës.

Ajo është autore dhe prezantuese në aktivitete shkencore dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare, me kontribut kërkimor në temat e kujdesit infermieror dhe inovacionit teknologjik në mjekësi. Në mesin e pjesëmarrjeve të saj më të rëndësishme përfshihen:

  • Referuese aktive në Konferencën e IX-të Shkencore Ndërkombëtare “Perspektiva Shkencore dhe Praktike Ndërdisiplinore në Kujdesin Shëndetësor në Infermieri dhe Fizioterapi”, organizuar nga Albanian University (2024).
  • Pjesëmarrëse aktive në Kongresin e Shtatë Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore, zhvilluar më 15–17 nëntor 2024.
  • Pjesëmarrje në Samitin Kombëtar të Mjekësisë së Brendshme, me fokus “Aplikimi i risive shkencore në fushën e mjekësisë së brendshme” (26 tetor 2024).
  • Pjesëmarrje në konferencën “Infermieristika në Shqipëri e më Gjerë: Integrim, Kompetencë, Integritet” (1 dhjetor 2024).
  • Trajnim profesional me temë “Infermieri në pacientët me diagnoza neurologjike: AVC, Migrenë, Sklerozë Multiple, Parkinson, Epilepsi” (16–17 mars 2024).
  • Workshop: “Lëvizjet kinestezike të pacientit në shtrat – modele të orientuara sipas metodologjisë gjermane” (19 nëntor 2024).

Në fushën e studimeve evropiane, ajo ka përfunduar me sukses modulet Jean Monnet të financuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë:

  • “Theories and European Integration” (nëntor 2024 – shkurt 2025),
  • “Geopolitics and the Western Balkans” (mars – qershor 2025),
  • “The Political and Economic Performance of Western Balkan Countries in Complying with EU Conditionality” (viti akademik 2024–2025).

Fokusi i saj kërkimor dhe akademik përfshin temat e shëndetit publik, etikës profesionale, cilësisë së kujdesit infermieror, si dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në mjekësi, për të cilën ka prezantuar edhe punimin kërkimor “Roli i Inteligjencës Artificiale në Mjekësi Përtej Diagnostikës”.

Adelina Muhametaj është e përkushtuar në zhvillimin e kompetencave akademike të studentëve përmes mësimdhënies teorike dhe praktike, duke ndërtuar ura bashkëpunimi ndërdisiplinor midis infermierisë, teknologjisë dhe shëndetit publik.

Ajo zotëron njohuri shumë të mira të gjuhëve angleze dhe gjermane, si dhe kompetenca të avancuara në përdorimin e programeve kompjuterike Microsoft Office.

ORCID: 0009-0009-3013-4724

Publikime shkencore: (kliko këtu)