J.Hajdini

Johana Hajdini Msc

Johana Hajdini ka përfunduar studimet master në Fakultetin e Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit tё Universitetit Europian tё Tiranës, dhe studimet doktorale në “Kontabilitet, Menaxhim dhe Ekonomi Biznesi” në Fakultetin e Administrim Biznesit, Universiteti Gabrielle d’Annunzio, Pescara, Itali. Nga Tetori 2022 ajo iu bashkua si kёrkuese shkencore Fakultetit tё Administrimit të Biznesit, Universiteti i Marmara-sё, ku u angazhua në aktivitete kërkimore deri në Mars 2023.

Eksperiencat e saj fokusohen si nё sektorin publik dhe nё atё privat. Si pjesë e rrjetit tё “Studentёve tё Ekselencës” në vitin 2018, ёshtё punёsuar si “Specialiste” nё Sektorin e Partneritetit Publik-Privat, nё Ministrinё e Infrastrukturёs dhe Energjisё, ku ka punuar me kohё tё plotё pёr rreth njё vit. Prej Shkurtit 2024 ёshtë angazhuar në procesin e mësimdhënies me kohë të plotё në Universitetin Europian tё Tiranёs, ku ndёr tё tjera realizon kurset e Analizёs sё Marketingut Dixhital, Aftёsive Menaxheriale, dhe Vlerёsimin e Politikave Publike.

Është autore e disa artikujve shkencorë të realizuar në kuadër të pjesëmarrjes në konferenca tё mirёnjohura ndërkombëtare, dhe e disa artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare të indeksuara, si dhe kapituj nё libra tё publikuara nga shtёpi prestigjioze si Routledge, Palgrave Macmillan, etj.

Ështё aktualisht pjesё e bordit ndёrkombёtar editorial tё revistёs European Scientific Journal, dhe shërben si reviewer pёr revista prestigjioze si International Marketing Review, EuroMed Journal of Business, etj. Ekspertiza e saj përfshin marketingun dhe sjelljen konsumatore me njё fokus tё veçantё nё institucionet shёndetёsore.  Është aktualisht e interesuar nё transformimin teknologjik tё organizatave.