Dr. Teuta Çerpja
Dr. Teuta Çerpja
Dr. Teuta Çerpja, drejtuese e Departamentit të Ekonomiksit dhe Financës, është Doktor i Shkencave në Ekonomi, me mbi 17 vite përvojë në arsimin e lartë. Ajo ushtron funksionin e lektores në fushën e ekonomisë, duke kombinuar përvojën e gjerë në mësimdhënie me angazhimin aktiv në kërkimin shkencor.
Fushat kryesore të interesit kërkimor përfshijnë ekonominë publike dhe qëndrueshmërinë fiskale, ekonominë e punës, makroekonomi e aplikuar rritjen ekonomike dhe mikrofinancën, me fokus të veçantë në zhvillimin ekonomik, dinamikat e tregut të punës dhe rolin e sistemeve financiare në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, veçanërisht në ekonomitë në zhvillim dhe në tranzicion.
Dr. Çerpja është autore dhe bashkautore e disa artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka marrë pjesë në konferenca të shumta akademike brenda dhe jashtë vendit, ku ka prezantuar punimet e saj kërkimore dhe ka kontribuar në diskutime shkencore. Paralelisht, ajo është e angazhuar në zhvillimin profesional përmes trajnimeve dhe workshopeve akademike.
Publikimet shkencore:( https://scholar.google.com/citations?user=FMHo7i4AAAAJ&hl=en)

