WhatsApp Image 2021-11-08 at 16.21.43

Prof. Asoc. Dr. Lumturi Merkuri

Lumturi Merkuri ka marrë titullin Profesor i Asociuar, pranë Universitetit të Mjekësisë, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë.

Znj Merkuri është diplomuar si “Mjeke e Përgjithshme”, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, dhe më pas ka përfunduar Masterin në Shëndet Publik, dhe një program nivel masteri në Menaxhim Shëndetësor, Université de Montréal. Më tej ka kryer një specializim dy vjeçar, si dhe ka marrë gradën Doktor i Shkencave.

Ajo ka një eksperiencë akademike mbi 15 vjeçare në universitete të ndryshme publike dhe private në vend. Aktualisht është pedagoge e brendshme dhe përgjegjëse e grup-lëndëve, pranë departamentit të Imazherisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, UET.

Fusha e saj e ekspertizës është Shëndeti Publik dhe specifikisht Informim, Edukim, Komunikimi për Shëndetin Seksual e Riprodhues, përfshirë: shëndetin e adoleshentëve, shëndetin e nënës e të fëmijës, planifikimin familjar, dhunën me bazë gjinore, kanceret genital femëror e mashkullor, shëndetin postriprodhues, etj.

Znj. Merkuri është autore e një sërë studimeve shkencore dhe mjaft botimeve në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe monografive. Pjesëmarrëse në mjaft konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare, anëtare e grupeve për hartimit të disa strategjive dhe protokolleve kombëtare, si dhe autore e manualeve të ndryshme trajnuese.

Ka qenë e përfshirë si dhe ka qenë drejtuese në një sërë projektesh kombëtare, kryesisht me fokus Shëndetin Seksual dhe Riprodhues.