demo_image

Dr. Lirola Këri

Dr. Lirola Këri, Lektore e Universitetit Europian të Tiranës ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Është angazhuar në disa lëndë të fushës së kontabilitetit dhe raportimit financiar. Ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit. Ekperienca akademike është pasuruar edhe me ekperiencë profesionale ku për një periudhë disa vjeçare ka qenë e angazuar pranë Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit për Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar. Në pozicionin e konsulentit lokal kontraktuar nga Banka Botërore ka marrë pjesë në hartimin e rregulloreve për krijimin dhe funksionimin e Bordit të Mbikqyrjes Publike. Ka mbrojtur titullin Kontabilist i Miratuar në vend si edhe është certifikuar nga ACCA për Raportim Financiar Ndërkombëtar. Dr. Këri vijon të japë kontributin e saj akademik pranë UET në fushën e mësimdhënies mbi tekstet më të fundit të huaja si edhe në fushën e kërkimit shkencor në revistën shkencore Economicus si edhe në revista ndërkombëtare.