I_Myzeqari

Dr. Irena Myzeqari

Irena Myzeqari ka mbaruar studimet doktorale në Shkencat e Komunikimit dhe ka një eksperiencë 10 vjeçare si lektore në Universitetin Europian të Tiranës.

Interesat e saj shkencorë lidhen me studimin e komunikimit, medias, identitetit dhe kujtesës kolektive. Gjatë vitit 2020, ajo ka qenë pjesë e programit Lead Albania, mundësuar nga AADF dhe ka punuar si këshilltare në kabinetin e Ministrit të Jashtëm. Ajo ka fituar bursën e ekselencës për studimet doktorale, një grant Erasmus+ për të dhënë mësim në Universitetin e Varshavës, si edhe një bursë nga DAAD, për të ndjekur një specializim mbi gjuhën dhe kulturën gjermane.

Në korrik 2020 ka ndjekur një kurs specializimi nga Harvard Kennedy School, titulluar “Leadership and Character in uncertain times, ndërsa në verën e  vitit 2016 ka ndjekur një kurs specializimi mbi “News Literacy” mundësuar nga Stony Brook University.
Prej vitit 2018, ajo është pjesë e projektit rajonal mbi “Media Literacy”. Irena ka kryer një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit, ka referuar në disa konferenca të rëndësishme shkencore, është pjesë e  dy COST Action mbi disidencën kulturore në vendet post komuniste, dhe “Women on the Move”; është pjesë e rrjetit të akademikëve të rinj të “Fondit Europian për Balkanin“ si dhe anëtare e nismës ndërkombëtare “Cultural Innovators Network“.

Prej vitit 2012 është  prezente në median vizive dhe atë të shkruar mbi çështje që lidhen me komunikimin, të folurin në publik, etj.