DRITAN-IDRIZI

MSc. Dritan Idrizi

Dritan Idrizi është Asistent Lektor dhe hulumtues pranë Universitetit Europian të Tiranës prej vitit 2016. Përgjatë viteve 2014 -2015 ai ka ushtruar profesionin e Gazetarit pranë Top-Channel.
Z. Idrizi ka kryer studimet Bachelor për Gjuhë Angleze dhe Masterin Shkencor në Gjuhë Angleze dhe Komunikim Ndërkulturor. Ai ka qenë pjesë e studentëve të ekselencës. Gjithashtu ka kryer edhe një Master në Menaxhim dhe Marketing Turizëm.
Pergjatë viteve si student, ka qenë i angazhuar në disa OJF. Ai ka qenë pjesë e disa trajnimeve “Youth in Action” pjesë e programit të Komisionit Europian dhe fitues i një projekti të mundësuar nga ky institucion.
Z. Idrizi është autor/ bashkëautor i disa artikujve shkencor dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombetare dhe nderkombetare. Gjithashtu është përkthyes/redaktor i disa librave. Ai gjithashtu ka njohuri te mira te disa gjuhëve të huaja.