WhatsApp Image 2021-11-24 at 12.53.51

Msc. Edi Vlusha

Edi Vlusha prej vitit 2015 mban pozicionin e drejtorit të Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Universitetin Europian të Tiranës.

Ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin Europian të Tiranës për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim, si dhe studimet Master për Administrim Biznes në profilin Marketing në University of New York Tirana.

Prej një dekade, Edi Vlusha ka përvojë profesionale dhe akademike në fushën e komunikimit, në koorporatat e mëdha në veçanti në sektorin e arsimit të lartë. Ai shënon rekorde të dëshmuara në komunikimet e markave, marketingut, marrëdhëniet me median, si dhe zhvillimin e përmbajtjen të markës së institucioneve vendase.

Ndër të tjera, ai ka një rol aktiv në media dhe projekte që mbulojnë kryesisht strategjitë e komunikimit, markën, marketingun e mediave sociale, menaxhimin e eventeve dhe reklamat.