Dr. Gerti Sqapi
Pozicioni në UET: Lektor në Fakultetin e Shkencave Juridike, Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
KUALIFIKIMI AKADEMIK | FUSHA E STUDIMEVE DHE UNIVERSITETI |
Studime të Doktoratës | Doktor shkencash në Shkenca Politike.
|
Studime Master | MSc në Teoritë Politike, Universiteti Europian i Tiranës. |
Studimet e larta, Bachelor | BA në Shkenca Politike, Universiteti Europian i Tiranës. |
Prej gjashtë vitesh është anëtar i departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara si lektor. Mësimdhënie e fokusuar në lëndët e Sociologjisë dhe Shkencave Politike. Fitues i pesë bursave të ekselencës gjatë viteve të studimit në Universitetin Europian të Tiranës. Më së shumti fusha e interesit të studimeve të tij kanë të bëjnë me cështjet që lidhen me tranzicionin dhe demokratizimin e vendeve.
Pjesëmarrës në konferenca shkencore të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si dhe me publikimin e disa artikujve në revista shkecore. Pjesëmarrës në seminare të ndryshme trajnimi në fushën e mësimdhënies. Ka kryer internshipe pranë Këshillit të Ministrave dhe pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.