dorina dervishi

Prof.Asoc.Dr. Dorina Dervishi

Prof. Asoc. Dr. Dorina Dervishi (Shengjergji) është pedagoge dhe Drejtuese e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Farmacisë të Universitetit të Padovës, Itali, ndërsa gradën “Doktor i Shkencave Farmaceutike” e ka mbrojtur pranë Fakultetit të Farmacisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Gjithashtu, ka përfunduar studimet master në Fakultetin e Farmacisë të Universitetit të Camerinos, Itali.

Para se të bashkohej me Universitetin Europian të Tiranës, në periudhën 2007–2021, ka qenë lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë Albanian University, ku ka zhvilluar mësim në lëndët Farmakognozi, Fitoterapi dhe Farmakologji në programet Farmaci, Infermieri dhe Fizioterapi. Gjatë kësaj periudhe ka ushtruar edhe detyra drejtuese akademike, fillimisht si asistente e përgjegjësit të departamentit dhe më pas si drejtuese e Departamentit të Farmacisë.

Prof. Asoc. Dr. Dervishi ka botuar gjatë veprimtarisë së saj kërkimore shkencore dhe akademike artikuj dhe proceedings, si dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në disa prej të cilave si anëtare e Bordit Shkencor dhe Organizues.

ORCID: 0000-0003-3693-0878

Publikime shkencore: (kliko këtu)