Dr. Anjeza Xhaferaj
Anjeza Xhaferaj është lektore në Departamentin e Shkencave Sociale të Aplikuara që prej vitit 2011. Aktualisht ajo jep lëndët Partitë Politike dhe Sistemet Elektorale, Politikë e Jashtme e Krahasuar dhe Politika e Fuqive të Mëdha. Anjeza mban titullin ‘Doktor’ në Teori Politike, mbrojtur në vitin 2016 pranë Universitetit Europian të Tiranës. Studimet ‘Master’ i ka kryer në Sussex University, Mbretëria e Bashkuar në vitin 2010 për Politika Europiane. Fusha e saj e ekspertizës është partitë politike dhe sistemet elektorale, lëvizjet politike, shoqërinë civile, studimet mbi totalitarizmin në Shqipëri, politika e jashtme e Shqipërisë.
Anjeza ka përfunduar kurset ekzekutive “Leardship and Character in Uncertain Times” në Harvard University (2020), “Influencing without Authority in a VUCA World” dhe “Navigating Change” në Centre for Creative Leadership, Bruksel, Belgjike (2020). Në kuadër të programit Lead Albania (AADF) Dr. Xhaferaj ka punuar si këshilltare në Kryeministri në periudhën Nëntor 2019-Tetor 2020.
Dr. Xhaferaj merr pjesë aktive në projektet kërkimore shkencore COST (European Cooperation in Sciences and Technology) si “History of Identity Documentation in European Nations: Citizenship, Nationality and Migration”, “Linking euroscepticism and populism: causes and consequences”, “Redressing Radical Polarisation: Strengthening European Civil Spheres facing Illiberal Digital Media” dhe “Research Network for Interdisciplinary Studies of Transhistorical Deliberative Democracy”.
Projekte të tjera të rëndësishme ndërkombëtare të financuara nga BE janë Projekti Horizon “Re-engaging with neighbours in a state of war and geopolitical tensions”, STEFORA (STEM for All), University to Society Innomediaries in Albania: Co-Production of knowledge and research that matters” / U-SIA, Green Western Balkans /GREENWB, Heart: Placing Human Rights at the Heart of Higher Education in the Western Balkans, a Tempus Project, si edhe “Trainim i trainerëve për Kandidatët për Këshilla Bashkiakë: Modeli Funksional i Këshillave Bashkiakë në Shqipëri” financuar nga Bashki të Forta, Helvetas.
Anjeza është koordinatore e PoSIG: Erasmus+ Joint MA në Shkenca Politike nën drejtimin e Universitetit të Salzburgut. Në kuadër të programeve të shkëmbimit Erasmus+, Anjeza ka dhënë mësim në universite në Portugali, Poloni dhe Lituani.

