alba-xhaferri

Dr. Abla Xhaferi

Dr. Abla Xhaferi

Abla mban titullin ‘Doktor’ në Shkenca Politike, mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës. Masterin shkencor e ka kryer për sociologji po në Universitetin e Tiranës, ndërsa bachelorin  për filozofi – sociologji në Universitetin e Elbasanit. Ka një karrierë pune prej 15 vitesh në fushën akademike, duke filluar si lektore me kohë të plotë në 2011 në Universitetin e Durrësit, duke e vazhduar në Universitetin e Elbasanit dhe më pas në atë të Shkodrës. Prej marsit të vitit 2020 është lektore me kohë të plotë në Universitetin Europian të Tiranës, pranë Departamentit të Shkencave  Sociale të Aplikuara. Është njohëse e tri gjuhëve të huaja, me diplomë të nivelit pasuniversitar. Autore e shumë shkrimeve dhe artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare në Austri, Itali, Maqedoni, Kosovë etj. Është pjesëmarrëse e në një sërë konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu është autore e librit ‘’Il diritto dei popoli all’autodeterminazione’’Il caso della Georgia botuar ne Rome Itali dhe editore e librit “Learning from case-studies ,Qualitative Research on Social Inequality” botuar nga UET Press. Është pjesë po ashtu e komitetit shkencor të shtëpisë botuese “TabEdizioni” në Itali.

ORCID: 0000-0002-5365-306X

Publikime shkencore: (kliko këtu)