Dokt. Joana Shima
Pozicioni në UET: Pedagoge, Departamenti i Ekonomiksit dhe Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit.
KUALIFIKIM AKADEMIK | FUSHA E STUDIMEVE DHE UNIVERSITETI |
Studimet në ciklin e tretë, Doktoraturë | Doktorante, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës,
|
Studimet Master | Master i Shkencave në degën “Financë – Bankë”, Fakulteti Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit , Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë. |
Studimet Bachelor | Bachelor në degën “Financë – Bankë”, Fakulteti Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit , Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë. |
Kurse specializimi të ndryshme |
Trajnim Metodologjik “Innovative Research and Teaching”, Universiteti European i Tiranës, Prill 2024.
Trajnimi me temë “Si të ndërtoni një grup kërkimor”, Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë. Trajnim mbi përdorimin e metodave kërkimore: ““Use of Survey as Research Method”, Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë. Trajnim: Mësimdhënia, Cilësia dhe Strukturimi”, Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë. Trajnim: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit financiar. Instituti i Kontabilistëve të Miratuar.Tiranë, 2021. Praktikë profesionale pranë “Credins Bank”, Tiranë. Praktikë profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Departamenti Financës dhe Kontabilitetit, Tiranë. |
Joana ndjek ciklin e tretë të studimeve të doktoraturës në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ajo është diplomuar në vitin 2015, në degën Financë, në profilin Banka dhe Tregje Financiare, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Teknologjisë Informatike, në Universitetin Europian të Tiranës. Me një pasion për kërkimin shkencor, Joana ka shkruar disa artikuj shkencorë dhe ka marrë pjesë aktivisht në konferenca ndërkombëtare. Prej Tetorit 2015, ajo është pjesë e stafit akademik në Departamentin e Ekonomiksit dhe Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, Universiteti Europian i Tiranës. Ajo jep kurse në Parimet e Kontabilitetit, Tregje financiare, Menaxhim financiar dhe Investime, duke ndihmuar në formimin e brezave të ardhshëm në fushën e ekonomisë dhe financave.