Shkolla e Biznesit UET në Dardhë/ Rexhep Uka: Si përfunduam te ligji absurd, politik, 7501
[:sq]

Shkolla e Biznesit UET, nën tematikën “Bujqësia është rikthyer”, në partneritet me World Vision, mblodhi në Dardhë maturantë nga e gjithë Shqipëria, si dhe personalitete të ekonomisë, biznesit dhe bujqësisë, mes të cilëve edhe ish zv/kryeministri dhe ministri i parë i Bujqësisë pas vitit ’90, Rexhep Uka
Profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, rrëzimi i sistemit komunist e përfshiu Rexhep Ukën në politikë. Vite ndryshimesh, për të cilat, sipas tij, Shqipëria nuk ishte ende gati. Ngjitja dhe kulmimi me mbajtjen e pozicioneve të Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Bujqësisë së qeversisë demokratike, nuk e “joshën” për të qëndruar përfundimisht në atë terren, ashtu siç ka ndodhur me shumë figura të tjera.
“Jam njeri i drejtpërdrejtë, prandaj nuk jam sot në Parlament”, shprehet Uka me të qeshur para të rinjve, të cilët morën pjesë në Shkollën e Biznesit, mbajtur në Dardhë të Korçës, në datat 24-26 shtator.
Nuk harron as fjalët e të atit, thënë pas fjalimit të tij të parë: “Nëse do të shkosh atje, nuk duhet të bëhesh masha, apo dora e zgjatur e dikujt, as puthador i dikujt. Duhet të jesh vetëvetja”. Prandaj edhe profesori, i doktoruar në Athinë, nuk shkeli kurrë mbi këto këshilla, por zgjodhi rrugëtimin e diktuar nga vetja.
“Nuk dija të bëja asgjë më mirë, sesa të bëja një fermë”, tregon Uka, i cili sot, përveçse vazhdon i pandarë nga roli i pedagogut, drejton një nga fermat më të pakonkurrueshme në Shqipëri.
Në shtjellimin e tematikës “Bujqësia shqiptare dhe sfidat e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian”, Rexhep Uka u ndal në disa problematika që ka kjo fushë në vendin tonë. Diskutimi kaloi edhe te ligji 7501, për të cilin Uka u shpreh se solli shumë problematika, por duke theksuar se “Shqipëria nuk ishte gati për të mbrojtur interesat e saj”.
Në një intevistë kolekive me të rinjtë, Rexhep Uka u ndal te piketat sesi duhet të fuqizohet bujqësia, një çëshje e parë përmes syrit të një intelektuali e profesionisti, i cili e njeh këtë terren më mirë se kushdo tjetër.
Ju thatë se dy gjërat më të rëndësishme për një vend, janë politika dhe bujqësia. Çfarë ju shtyu më tepër drejt përkushtimit ndaj bujqësisë?
Kur jemi pranuar në NATO, kemi vendosur që 2% e buxhetit do të shkonte në këtë drejtim. Unë do isha, që pas një studimi të thellë, të ndizet motori i bujqësisë dhe në buxhet të përcaktohet në mënyrë taksative një përqindje e caktuar për këtë fushë, gjë që nuk ndodh realisht. Politika këtë duhet të bëjë, të përcaktojë. Sigurisht që unë jam i bindur, se investimet nuk janë politika më e mirë, por nuk mund të shmangen kurrë.
Bujqësi pa para, nuk bëhet. Të ndërtosh një fermë, është si të ndërtosh një shtet të vogël. Duhet të ketë një paketë mbështetëse.Të studiohet se kujt po i jepen paratë dhe të shkojnë te një fermer i ditur dhe i emancipuar.
Ju thatë se Shqipëria i ka të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e bujqësisë. Nëse do t’i ishte dhënë një vëmendje më e madhe prej vitesh, a do të ishte Shqipëria sot një vend më i zhvilluar?
Sigurisht që po, por duhet ta keni kuptuar ndër rreshta që asnjëherë bujqësia nuk mund të jetë e para, vjen e fundit, ashtu siç po vjen edhe demokracia e fundit. Ato duhet të ecin paralelisht. Politikat bujqësore në Shqipëri kanë edhe mbartje nga e kaluara. Strategjitë e ndjekura, pasi janë disa të tilla, nuk kanë lidhje me realitetin, janë imitime. Në vitin ’89 patëm një projekt për ullirin me një universitet amerikan, që nuk e kishte parë ullirin kurrë. Unë sapo isha kthyer nga Athin ku kisha mbrojtur doktoratën për ullirin dhe po vinin nga Amerika të më mësonin për ullirin. Kishin ardhur me disa anketa shabllone, që nuk kishin lidhje me Mallakastrën. Patëm një konflikt me ta për mënyrën e implementimit të projektit.
Në momentin që morët drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, dihej se në çfarë gjendje ishte bujqësia. Sapo kishim dalë nga koperativizmi dhe po shkonim drejt një ndarjeje. Një nga vendimmarrjet e qeverisë së asaj kohe, ka qenë ligji 7501, që t’iu kthehej toka fshatarëve, sipas reformës agrare në atë kohë. Sot pas 30 vjetësh, mendoni se ka qenë kjo një politikë e drejtë për atë kohë dhe e gabuar për sot, apo e drejtë për të dyja kohët?
Po të mos kisha qenë i drejtpërdrejt, do të isha në politikë, do të më kishit në Parlament sot. Unë kam lindur në fshat dhe kam jetuar aty deri në moshën 14 vjeçare, e pastaj kam pasur fatin të jetoj në Korçë. Qe një universitet i jashtëzakonshëm, në çdo intervistë e kam thënë. Të vish në Korçë, është si të shkosh në Londër, vështirë t’i rezitosh dhe të mos përfitosh nga kultura e këtij qyteti.
Sa i përket pyetjes, zor se ka pasur një vend si Shqipëria në vitet ’90, që të pësojë një ndryshim të tillë, nga sistemi i Enver Hoxhës në sistem demokratik. Kapërcimi ishte sublimim. Mendojeni sa mund ta përballonin këllqet tona. Prandaj shumë fenomene kanë ndodhur, sepse kjo shoqëri ishte e papërgatitur. Ishte e përgatitur për rrëzimin apo rikthimin e komunizmit, por jo të demokracisë. Keni informacione mjaftueshëm, se çfarë kalvari ka kaluar ky popull deri më sot. Gjendja e bujqësisë ishte me vërtët dramatike. Hapja e kufijve largoi forcën aktive dhe trurin, një fakt i dhimbusr ky.
Në historinë e Shqipërisë ka disa reforma agrare. Është bërë në kohën e Bizantit, sipas ligjeve të asaj kohe. Një tjetër është bërë në kohën e Perandorisë Osmane. Ismail Qemali vazhdoi me të njëjtën reformë. Është bërë një tentativë shumë serioze nga Ahmet Zogu. Nëse nisemi nga dokumenti që ka përgatitur, unë jam ndër të parët që e ka lexuar në ’90-ën. Ai i kërkoi mbretit të Italisë specialistin më të mirë, Giovanni Lorenzoni, i cili bëri një ligj të përsosur. Madje është materiali i dytë, që jep një përshkrim të saktë të bujqësisë në atë kohë, pas Zavalanit, një agronom i shquar që e ka mbrojtur doktoratën në Gjermani. Shenjat e një shteti fillestar u dhanë në kohën e Zogut, pavarësisht problemeve të tjera që pati. Reforma u bë shumë pak dhe nuk u realizua plotësisht.
Indro Montanelli, gazetari i famshëm italian, ka bërë një libër për Shqipërinë. Ai e kishte pyetur Lorenconin, se pse nuk u realizua reforma. Përgjigja ishte, se “shqiptarët nuk ishin të përgatitur për këtë ndryshim”.
Në vitin ’90 unë isha në grupin e parë të PD-së. Punuam intensivisht dhe bëmë më të mirën, duke shfrytëzuar të gjithë literaturën. Por, përfunduam te ligji absurd, politik, 7501? Kam qenë i pari që e kam kundërshtuar, pasi pashë të gjitha sistemet agrare kryesisht në Mesdhe, ku të gjitha kanë në thelb shpronësimin e dikujt dhe pronësimin e dikujt, gjë që bëhet vetëm në shtetet kapitaliste. E dërgova projektin në organin më të lartë, që ishte kryesia e PD-së në atë kohë. Pogrami u pëlqye shumë. Nuk ishte vetëm mendja ime, por edhe e 52 personaliteteve të shquara me të cilët kisha punuar intensivisht. Gramoz Pashko, që ishte kryetar i grupit, tha: “Programi është i shkëlqyer, por është kokëposhtë, sespe s’ke shkruar për pronësinë e tokës”. Dhe unë iu përgjigja: “Kam shkruar të gjitha strategjitë e zhvillimit të bujqësisë në një tokë private dhe këtë të fundit duhet ta përcaktojmë të gjithë sëbashku”.
Përfundimisht ramë në grackën e liderëve të së kaluarës dhe konkretisht të Ramiz Alisë. Ligji u diskutua në këtë formë: forca e djathë insistonte të ishte në pronësi, forca e majtë që të ishte në përdorim. Po ta analizosh sot, më të drejtë kishin këta të fundit. Pikëpyetja për vijimësinë ishte shumë e madhe, pasi mund të zgjohej ndjenja e pronësisë dhe do të kërkonin të drejtën e tyre, duke sjellë kaos.
Këto pikëpyetje qëndronin në kokat e politikanëve atëherë, sepse në qoftë se do të pranonim toka në përdorim, mund të bëhej një lloj katrahure. Ne si forcë politike nuk futeshim dot në tokat bujqësore në atë kohë, nëse nuk kalonte ky ligj. Sigurisht që këto kanë qenë edhe hipoteza të gabura. Pati dikutime, por përfundimisht fitoi varianti në pronësi. Gjithsesi, theksoj se ishim një shoqëri e papërgatitur për të mbrojtur interesat e saj.
A mendoni se rëndësia që i jepet ndarjes rajonale në Shqipëri, është një nga faktorët që pengon zhvillimin e bujqësisë?
E kanë vetë rëndësinë ato. Siç bëhet fasulja pllaqi në Devoll, nuk bëhet në asnjë vend. Rajonizimi tregon se ti ke monopolin dhe duhet të favorizohesh në treg. Rajonizimi është shkencor, duhet të përcaktohet optimum ekologjik i një kulture, që të zhvillohet pa ndërhyrje. Gjithë filozofia e materialit tim është që të shmangen ndërhyrjet e tepërta që artificializojnë produktin. Rajonalizimi duhet të jetë i mbështetur në ligj dhe financa.
Çfarë do t’ju thonit ju gjithë të rinjve, që në shumicën e rasteve bujqësinë e shohin si pjesë të fshatit, që kërkon shumë punë dhe sigurojnë pak të ardhura?
Pas 4 viteve punë në prodhim, unë kam filluar si pedagog në vitin 1980. Në një leksion iu them studentëve se problemi i shkëputjes së qyteteve nga bujqësia është i tillë, sa fëmijët në Londër thonë se qumështin e prodhon shishja. Sigurisht që është e vështirë t’i përgatisëhsh të rinjtë për një jetë në fshat, por ne nuk kemi bërë as tentativat më të vogla në këtë drejtim.
Kur u bë ligji 7501, Shqipëria pësoi pas kësaj reforme me shumë difekte, që në fakt nuk ishte reformë agrare, por një dekoperativizim, një patalogji të madhe që është fragmentarizimi i tokës, pra të njëjtën tokë e ke në disa vende. Për fermerin kjo është fatale, por për mjedisin ka një efekt shumë pozitiv. Ekologjiksht dua të them, sepse të gjitha këto janë qendra majaje të ruajtjes së biodiversitetit, të botës së gjallë. Normalisht, Shqipëria duhet të paguhet, të subvencionohet për këtë lloj bujqësie. Në botë, ekzitojnë politika, projekte pafund për çiftet e reja, të sapomartuar. Ka paketa pafund që ata të motivohen, që të kthehen në fshat, ose në vendin e origjinës. Ne nuk i kemi praktikuar akoma. Zonat malore nuk janë për të punuar, por për të jetuar mirë. Puka është një Zvicër e vërtetë. Ne nuk kemi programe edukimi për të rinjtë, që të shohin se çfarë vlere ka të jetosh në fshat. Në botë zonat rurale, urbane janë bërë një. Qytetet në botë janë pothuajse qendra administrate. Njerëzit që kanë mundësi ekonomike, ndërtojnë një vilë në fshat dhe merren me bujqësinë. Ka shumë personalitete të tilla, nga politika apo arti, që bëjnë këtë gjë. Në Shqipëri jemi shumë mbrapa.
Cilat kanë qenë sfidat në ngritjen e fermës suaj dhe kë do të konsideronit çelësin e suksesit për “Uka Farm”?
“Uka Farm” është një rast i vështirë për t’u imituar dhe për t’u marrë si model. E kam shumë të rëndë të flas për veten, por duhet të të përgjigjem. Unë jam asket dhe i pakënaqur nga vetëvetja. Më këto dy veti konkurroj këdo. Unë fle në fuçi dhe nuk e kam problem, bëj roje nate, bëj çfarëdolloj pune. S’ndodh që të vijë dikush e të më bëjë komplimente, sepse nuk më bëhet qejfi mua. Unë në vitin 1996 kam vendosur një filozofi, bujqësinë e pirunit, nga ferma në tavolinë. Para dy vjetësh e miratoi BE-ja filozofinë e pirunit, në njëfarë mënyre. Një jetë isha marrë me këtë punë dhe kisha një formim të mirë teorik. Po ashtu kisha një aftësi individuale për të ta vjedhur mendimin, në kuptimin e mirë të fjalës. Kontaktet e mia të para, që në moshën 10 vjeç, kanë qenë me një agronom të shquar, që ishte i persekutuar nga Korça, Adem Beli, të cilin e kishim kryeagranom. Mua më bëntë përshtypje figura e tij, i respektuar nga të gjithë dhe çdo fjalë të tij e përvetësova.
Kur erdha në Korçë hasa me një grup profesorësh të papërsëritshëm, të gjithë kishin studiuar jashtë shtetit. Ky ishte një akumulim i madh dijesh dhe unë nuk dija të bëja asgjë më mirë, sesa të bëja një fermë. E kisha ëndërr. Unë kam qenë i paguar mirë, kam qenë profesor, kam qenë 3 herë deputet. Ndërtimi i fermës është bërë me kredi tregtare, asnjë një gozhdë nuk është futur pa faturë. Fillimisht e nisa me një qendër të përgatitjes së studentëve. Fëmijët i kisha të vegjël dhe vendosa që të rriteshin në fermë, në mënyrë që të edukoheshin me jetën. Unë kisha një filozofi: “T’i shpëtoj fëmijët nga bulevardi”. I përgatita të punojnë në fermë, njëri arkitekt, kryesisht i mjedisit, tjetri enolog, tjetri me turizmin. Gjëja e parë në një qendër biznesi, është ndërtimi i një kantine si produkt atraktiv. Po ashtu vendosëm që të ishte një fermë ndryshe. Ne sot jemi ndër kandidatët e parë, nga 100 ferma në botë, për dy gjëra: Për ruajtjen e biodiversitetit dhe sekuestrimin e karbonit. Unë nuk punoj tokë. Aty është çdo gjë simbiotike. Kjo do profesionalizëm të lartë. Prandaj insistoj: Sa më e vogël sipërfaqja e pronës, aq më i lartë niveli tekniko- profesional!
Duke qenë se ju keni qenë pjesë e politikës, cilat janë këshillat që iu jepni të rinjve që janë futur në këtë drejtim?
Së pari, për t’u marrë me politikë, duhet të jesh njeri me kurajo. Nëse i ke vetë pantallonat pis, s’do të kesh kurrë kurajo t’i thuash tjetrit ‘pastro pantallonat’. Për të mos u zgjatur, po them porositë që më ka dhënë babai im në dhjetor të 1990-ës. Nuk ishte fare dakord t’i hyja politikës, por absolutisht nuk e kishte ndërmend të më ndalonte. Babai im ishte rritur në fshat, me një filozofi të fortë. Kur mbajta fjalimin e parë, më thërret dhe më thotë: “Nëse do të shkosh atje, as duhet të bëhesh masha, apo dora e zgjatur e dikujt, as puthador i dikujt. Duhet të jesh vetëvetja. Mbështeu fort në principet dhe mënyrën sesi je rritur. Nëse shkon në politikë për të fituar, ndoshta jo ditën e parë, por të dytën do të jesh i dështuar”. Në Shqipëri mund të shkosh edhe 30 vjet pa dështuar.
Në kohën që keni qenë Ministër, cila mendoni se ka qenë një politikë e mirë qe keni ndjekur dhe që i ka dhënë një ndihmesë afatgjatë bujqësisë?
Asnjë ministër që ka ardhur pas meje nuk ka arritur ato shifra që kam arritur unë. Kam pasur stafin që gjithë jetën do të krenohem. Vlerësimi është jo imi, por i ekspertëve anglezë, që kur erdhën thanë: “Po ne çfarë duam këtu?”. Sot ata janë korifenj nëpër botë, si Niko Qafoku e profesorë të tjerë të famshëm. Unë kisha shancin e madh, duke qenë edhe agronom, edhe pedagog, të njoh të gjithë intelektualët e bujqësisë. Kam pasur prirjen të zgjidhja njerëz të aftë. Punonjësit e Ministrisë së Buqësisë së asaj kohe sot bëjnë reformën më të madhe të Ministrisë së Bujqësisë së Kanadasë. Është për të ardhur keq sot, që specilisti më i mirë në Ministrinë tonë të Bujqësisë është një i rreshtit të fundit që kam pasur unë në atë kohë. Nëse do të mbushen ministritë me mercenarë, militantë, përkrahës të politikës, atëherë e ke vrarë zvillimin. Atje duhet ajka e njerëzve që e njohin politikën. Ne zbatuam ligjet, bëmë ndarjen e tokës, por mbi Parlamentin nuk dilnim dot. U nisën disa projekte dhe të gjitha pas kësaj kanë ndaluar. Projekti më i madh që lamë në veprim, ishte “Land consolidation” – (konsolidimi i tokës), që kishte të bënte me gjithë riorganizimin e strukturës rurale.
Duke pasur parasysh eksperiencën tuaj në formim, por edhe ekpseriencën si profesionist në bujqësi dhe si pedagog, cila do të ishte këshilla e duhur për maturantët në zgjedhjen e programit në universitet? Përgjithësisht, rinia e sotme është një brez që kërkon të bëjë para të shpejta.
Të mos ngatërrojmë shpejtësinë me ngutjen. Kjo është ngutje për mua. Shpejtësia është gjë tjetër. Qëndrueshmëria është gjë tjetër. Unë nuk mund të jem i gjithëditur, por një mendim e kam. Kur ka filluar kjo reforma e madhe e arsimit, kam qenë kundër. Nuk e di nëse kemi qenë në gjendje të bëjmë këtë konvertim të madh, nga paketa e Bolonjës e me radhë. Unë kam mbaruar atë degë, ku edhe sot jap mësim. Programet tona në 1972- 1976, për mua kanë qenë të përsosura. Në ’84-ën kam shkuar në Greqi për të mbrojtur doktoratën. Një vit ka ndenjur shteti grek për të bërë ekuivalentimin. Ishte diploma e parë e Universitetit Bujqësor e eukivalentuar në atë kohë jashtë vendit. Habiteshin atje, se “si ka mundësi që në Shqipëri të jenë dhënë të tëra këto lëndë”. Pas një viti, vazhduam punën pa dhënë asnjë provim. Ne kishim bërë, nga shumë pak shkolla në Ballkan, lëndën “Ekologji insektesh”, me profesorë shumë dinjitozë. Lënda që jap unë “Entomologjia”, atëherë bëhej për dy vjet, sot për një semestër. Kam qenë kundër që në fillim. Nuk mund të japësh filozofinë e asaj lënde, në një kohë rekord.
Unë e di se jam edhe gabim, por mendoj se një politikë jo e drejtë, është t’i thuash një studenti, që me këtë diplomë punësohesh në filan zyrë, i fut që në fillim idenë e mikut. Unë dua një diplomë të fortë, një universitet që më përpara të ketë qenë shkollë. Mbi shkollën nuk është askush. Shoqëria vetëm probleme ka, asgjë tjetër. I pari është arsimi, i dyti është arsimi, i treti është arsimi![:en]

Unë e di se jam edhe gabim, por mendoj se një politikë jo e drejtë, është t’i thuash një studenti, që me këtë diplomë punësohesh në filan zyrë, i fut që në fillim idenë e mikut. Unë dua një diplomë të fortë, një universitet që më përpara të ketë qenë shkollë. Mbi shkollën nuk është askush. Shoqëria vetëm probleme ka, asgjë tjetër. I pari është arsimi, i dyti është arsimi, i treti është arsimi!
[:]