• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Të ndryshme

Klubi Letrar Kadare në UET/ Preç Zogaj: Libri im i ri me poezi

  • Date 29 Shtator, 2021

Klubi Letrar Kadare në UET/ Preç Zogaj: Libri im i ri me poezi

Shkrimtari i mirënjohur, autor i shumë veprave në prozë, poezi dhe publicistikë, Preç Zogaj në një bashkëbisedim me studentët e “Klubit Letrar Kadare” në UET rrëfen pasionin e tij për poezinë. Zogaj foli për rrugëtimin si shkrimtar, ndërsa zbuloi se  do të sjellë së shpejti  librin e ri me poezi “Një e tretë, dashuria”, botim i UET Press.

Poezia është jeta ime! Kështu do të shprehej Preç Zogaj, në takimin “Ftesë në Studio”, në Universitetin Europian të Tiranës. Një takim me studentë e pedagogë që e bënë atë të zbulonte anën e panjohur të shkrimtarit dhe mendime të pandara deri më sot me lexuesin.

“Jam marrë dhe merrem me letërsi, publicistikë e politikë, por pasioni i jetës sime është poezia”, u shpreh shkrimtari.

Pasioni për librat dhe artin e fjalës së shkruar  i lindi herët në fëmijëri. Ishte pikërisht në fëmijëri që fati e desh t’i binte në duar libri i një autori të huaj.

“Libri i  parë që kam lexuar është “Lulet e mollës”. Isha në klasë të pestë dhe nuk kuptoja shumë”, ka rrëfyer më tej ai.

Ndiqte shembullin e së motrës, më e madhe në moshë se ai, e cila qe po aq e pasionuar pas leximeve.

Prej leximit kaloi si padashur, thotë, të shkruante vjershat e para, të cilat me rritjen, adoleshencën e rininë ua lanë vendin lirikave më të thella.

Ishte njëzetepesë vjeç kur botoi të parin libër me poezi. Edhe sot e kujton me nostalgji atë kohë, kur ishte pjesë e Grupit të Shkrimtarëve të Lezhës, takimet me Rudolf Markun e më vonë me Besnik Mustafajn, ndarjen e librave të ndaluar…

“Njohjen  me Rudolfin dhe Besnikun i  konsideroj ngjarje  shumë të  rëndësishme për drejtimim që mori jeta ime si krijues”.

Takimin me të dy shkrimtarët e konsideron fat.

Fryma ndryshe e të shkruarit bëri që shumë autorë nga e gjithë Shqipëria të bëheshin pjesë e grupit dhe ta konsideronin veten “lezhjanë”.

“Nuk shkruajnë në përputhje me kërkesat e kohës dhe kanë vështirësi për t’u botuar. Influencoi kjo frymë, kjo mënyrë të shkruari, kjo qasje në poezinë shqipe në tërësi dhe kjo prodhoi  debat më pas”, tha Zogaj, i cili solli për të pranishmit çaste të rëndësishme të së shkuarës.

Duke gërmuar në të shkuarën, Zogaj u ndal tek botimi i librit “Ëndërr mashtruese”  të shkrimtarit Ismail Kadare, përpara se të arratisej dhe  tek një ngjarje interesante në “Konferencën e Talenteve të Reja” që u mbajt në Korçë.

“Atë kohë unë u zgjodha përgjegjës i redaksisë së prozës në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe Kadare solli për botim librin “Ëndërr mashtruese’”. E  kishim librin gati dhe e njoftova Kadarenë se  do të shkonte për shtyp. Ai erdhi sërish, i shqetësuar. Pyeste nëse kishte thënë dikush diçka. I thashë: “nuk ka thënë gjë njeri’”, tregoi Zogaj.

Pas hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990, ikja e Kadaresë, më 24 tetor të po atij viti, do të trondiste themelet e regjimit komunist dhe shumë gjëra do të ndryshonin.

“Konferenca e talenteve të reja u mbajt pas ikjes së Kadaresë dhe shumë gjëra kishin ndryshuar. Konferenca bëhej në shenjë të mos përmendjes së Kadaresë. Ishin mbledhur rreth 500 njerëz. Ramë dakord se nëse do të dilnim nga ajo konferencë pa thënë diçka për Kadarenë për ne do jetë turp. Më  ra mua të flisja. Me t’u përmendur emri i Kadaresë,  të gjithë brohoritën. Për herë të parë në 45 vjet shihej një sallë e mbushur me 500 njerëz, ku brohorisnin emrin e një të arratisuri”, rrëfeu Zogaj.

Jo vetëm çaste të së shkuarës. Për studentët dhe pedagogët e UET, Zogaj zbuloi se së shpejti do të vijë me një libër të ri poezish, titulluar “Një e tretë, dashuria”, botim i UET PRESS.

“E pres me kënaqësi daljen e librit të ri”, tha ai,  duke zbuluar se poezitë janë të  3-4 viteve të fundit.

  • Share:
admin

Previous post

Shkolla e Biznesit UET në Dardhë/ Rexhep Uka: Si përfunduam te ligji absurd, politik, 7501
29 Shtator, 2021

Next post

BRINGING IDEAS TO LIFE Knowhub, Projekti Erasmus që lidh UET me sipërmarrjet dhe krijon ura për ndërkombëtarizimin
29 Shtator, 2021

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
poster  DSSH 2023
Call for papers – DSSH/ASD 2023
17 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET