• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
    • NJOFTIME
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
    • NJOFTIME
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Leksion i hapur nga eksperti Reglendi Xhango për sulmet kibernetike në sistemet bankare, si të ruajmë llogaritë tona

  • Date 16 Nëntor, 2026

Krimi kibernetik është sot ekonomia e tretë më e madhe në botë, pas Kinës dhe Amerikës. Ai përbën çdo vit 10.8 trilionë dollarë. Me këto statistika e nisi leksionin e hapur Reglendi Xhango, shefi i Sigurisë Kibernetike në OTP, njëkohësisht kryetari i Komitetit të Sigurisë Kibernetike pranë Shoqatës së Bankave Shqiptare, për studentët e Departamentit të Ekonomiksit dhe Financës në UET.

Me një eksperiencë 20-vjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit, ai bëri një panoramim të situatës aktuale në botë sa u përket sulmeve kibernetike, sektorëve më të prekur, kostove për organizatat dhe individët, mënyrave se si qytetarët bien pre e tyre dhe masave që duhet të marrin për të qenë më të mbrojtur.

Xhango solli raste konkrete të sulmeve kibernetike në Shqipëri dhe në botë, kryesisht në sistemet bankare, duke theksuar se grabitësit e sotëm të bankave nuk janë më me maska dhe armë. Ata veshin kostume, janë të organizuar, shkojnë në punë dhe kanë burime njerëzore.

Duke iu referuar raportimeve mediatike, Xhango theksoi se vihet re mungesa e edukimit sa i përket sigurisë kibernetike, pasi sa herë që mediat raportojnë për sulme të tilla, lënë të nënkuptohet se sistemet bankare janë të pasigurta, gjë që, sipas tij, nuk është e vërtetë. Nga ana tjetër, ai theksoi se sulmet kibernetike në botën digjitale janë të vazhdueshme për shkak të rritjes së përdorimit të kanaleve digjitale, por më shumë se 99% e tyre rezultojnë të pasuksesshme.

Sipas statistikave të fundit, në Bashkimin Europian kanë ndodhur më shumë se 8.000 incidente në sistemin bankar dhe kostoja e këtyre sulmeve për individët dhe kompanitë shkon në rreth 440 miliardë dollarë.

“Sot që flasim, thyerja e sigurisë globalisht kushton afërsisht 5 milionë dollarë. Në Amerikë është 11.5 milionë dollarë. Por ajo çfarë e bën edhe më të frikshme është fakti që për të detektuar një sulm kibernetik në një institucion duhen afërsisht 247 ditë”, tha më tej eksperti i sigurisë, duke shtuar se institucionet e dyta më të sulmuara në botë, pas atyre qeveritare, janë institucionet financiare.

Në rastet e sulmeve kibernetike, koston më të lartë e paguajnë institucionet dhe organizatat, më shumë sesa individët. Në rastet e sulmeve në sistemin financiar, përveç kostove financiare, humbet edhe besueshmëria në sistem.

“Besoj se jeni informuar së fundmi për një rast që ka ndodhur në Paraguaj, ku falimentoi një bankë online, jo për shkak të një sulmi kibernetik, por që jep të njëjtin efekt. Ai vend tani është në një krizë të thellë sociale dhe politike, duke qenë se prekte pjesën më të madhe të popullatës”, shpjegoi Xhango.

Sa i përket mashtrimeve bankare, klientët janë më të rrezikuar nga phishing, smishing, SMS-të dhe malware-t, pra viruset që mund të merren në pajisjet elektronike. Pjesa tjetër e sulmeve ndodh në sistemet bankare dhe në ato që quhen palë të treta. “Këto janë tri kategoritë kryesore për të cilat ne përgatitemi, monitorojmë dhe investojmë më shumë”, theksoi Xhango.

Sulmet kibernetike, përveç kostos financiare, shpeshherë mund të çojnë edhe në falimentimin e kompanisë. Pjesa më e dobët është gjithmonë njeriu. Për kryerjen e një sulmi kibernetik nevojitet shpesh përfshirja e dikujt, përmes metodave të ndryshme të mashtrimit, vjedhjes së pasurive dhe kredencialeve, si dhe klikimit në linke që përmbajnë viruse dhe infektojnë pajisjet, të cilat më pas kthehen në burim informacioni për sulmuesit.

Përveç ndikimeve mjaft pozitive, lehtësimit të shumë proceseve të punës dhe aksesit më të lartë në informacion, Inteligjenca Artificiale paraqet gjithashtu një rrezik të lartë për mashtrimet online.

“Duke përdorur Inteligjencën Artificiale, sot mund të kryejë sulme edhe dikush që nuk ka njohuri të thelluara në sistemet IT. Mjafton të përdorë mjete të caktuara të AI-së. Ne kemi vënë re realisht phishing në organizatat tona, me mesazhe të shkruara në mënyrë perfekte dhe të personalizuara në shqip.”

Xhango citoi më tej një studim interesant, sipas të cilit brezi më i predispozuar për të rënë pre e mashtrimeve online është ai i milenialëve. Kjo ndoshta edhe për shkak se ata përbëjnë pjesën më të madhe të klientëve të bankave, por edhe për faktin se pjesëtarët e Gen Z janë më të familjarizuar dhe më të informuar për teknologjinë, si dhe më të ndërgjegjësuar për rreziqet online.

Eksperti theksoi se, përveç investimeve dhe përkujdesjes që tregojnë për të mbrojtur sistemet e tyre nga sulmet, institucionet organizojnë shpeshherë edhe fushata ndërgjegjësimi, në mënyrë që qytetarët të informohen dhe të mos japin kredencialet e tyre, pavarësisht emaileve, mesazheve apo telefonatave urgjente që mund të marrin. Ai theksoi se banka nuk kërkon asnjëherë fjalëkalimet e klientëve. Përveç kësaj, përdoruesit duhet të përdorin verifikimin me dy faktorë për llogaritë e tyre, në mënyrë që të njoftohen në rastet e rreziqeve të mundshme. Gjithashtu, nuk duhet të përdorin të njëjtin fjalëkalim për të gjitha llogaritë dhe duhet të shmangin kopjimin e çdo informacioni në ChatGPT apo Claude, pasi nuk dihet gjithmonë se ku shkojnë këto të dhëna dhe kush i përdor ato.

Koordinatorja për Trajnime dhe Edukim Financiar në Shoqatën Shqiptare të Bankave, Elona Elezi, tha se për institucionin ku ajo bën pjesë është mjaft e rëndësishme të zhvillojë leksione të hapura në kuadër të informimit dhe edukimit të target-grupeve të ndryshme. Ajo falënderoi UET-në dhe drejtuesit e institucionit që kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar ndër vite në organizimin e aktiviteteve të tilla, të cilat i kontribuojnë ndërgjegjësimit.

Në fund, Elezi ftoi studentët të bëhen pjesë e konkursit të iniciuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Bankierit (4 dhjetor). Studentët duhet të përgatisin një video, individualisht ose në grup, me deri në tre persona, ku të shprehin një ide kreative në lidhje me rolin e bankierit, përditshmërinë e tij, proceset që kryen dhe impaktin në sistem.

Tag:Elona Elezi, Leksion i hapur, Reglendi Xhango, sulmet kibernetike, uet

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

“Fshati ku të vjedhin burrin” vijon turneun nëpër Shqipëri, regjisori Bora: Përmes komedisë po promovojmë edhe etnografinë
16 Nëntor, 2026

You may also like

WhatsApp Image 2026-11-13 at 10.19.17
“Fshati ku të vjedhin burrin” vijon turneun nëpër Shqipëri, regjisori Bora: Përmes komedisë po promovojmë edhe etnografinë
13 Nëntor, 2026
WhatsApp Image 2026-11-13 at 14.13.15 (1)
Blendi Salaj, trajnim me studentët e UET për fuqinë e komunikimit dhe ndikimin e medias në komunitet
13 Nëntor, 2026
WhatsApp Image 2026-11-12 at 15.26.04
Më shumë mundësi për punësim, studentët e vitit të tretë bachelor certifikohen në programin Alpha Kontabilitet
13 Nëntor, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë