• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
    • NJOFTIME
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
    • NJOFTIME
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Ilir Ikonomi përmbyll biografinë për Fan Nolin me librin e tretë dhe të fundit, “Syrgjyni”

  • Date 18 Nëntor, 2026

Rrugëtimi sfidues pas largimit nga Shqipëria në fund të 1924-ës, endja nëpër Europë dhe mërgimi drejt Amerikës. Studiuesi Ilir Ikonomi sjell vëllimin e tretë të biografisë së Fan Nolit, duke kompletuar trilogjinë për veprimtarinë e figurës më komplekse që ka njohur historia shqiptare.

Kush ishte Fan Noli? A ishte politikan, komunist, fetar, probolshevik apo revolucionar? A ishte shkrimtar, përkthyes, dramaturg, publicist apo muzikolog?

Është kjo pyetja me të cilën autori Ilir Ikonomi e hap vëllimin e tretë për Fan Nolin, titulluar “Syrgjyni”. Ai përmbyll kështu punën kërkimore të një dekade mbi jetën dhe veprimtarinë e një prej figurave më komplekse të historisë shqiptare. Edhe pse ka shqyrtuar materiale në dhjetëra arkiva, në Shqipëri, SHBA, Europë e më gjerë, ka lexuar dhjetëra botime, letërkëmbime, dokumente, shkrime në gazetat e kohës, Ilir Ikonomi rrëfeu gjatë promovimit të librit në Universitetin Europian të Tiranës se ende nuk e ka një përgjigje përfundimtare.

“Unë nuk e di me saktësi se kush është Fan Noli. Kjo është e vërteta. Pra, ti i afrohesh të vërtetës, por ajo prapë është e pakapshme. Ky është thelbi i librit”, tha autori.

“Syrgjyni” pason dy vëllimet e mëparshme të botuara nga shtëpia botuese UET Press, “Apostulli” dhe “Rebeli”, ku në secilin prej tyre paraqitet një etapë e rëndësishme e jetës së Fan Nolit. Në librin e parë, botuar në 2023-shin, Ikonomi përmbledh 14 vitet e para të jetës së Nolit, nga 1906 kur emigroi në Amerikë deri në vitin 1920 kur ai u kthye në Shqipëri. Nis me peripecitë e edukimit të tij në Harvard dhe përvijon me spikatjen si intelektual, mendimtar, publicist, poet dhe atdhetar, i cili dalëngadalë bëhet një zë i fortë i çështjes kombëtare.

Është ky angazhimi i Nolit që e çon drejt politikës dhe e shtyn të ndërmarrë misionin e vështirë për t’u rikthyer në Shqipëri, për t’u bërë deputet e më tej kryeministër. Janë 4 vite të rrëmujshme, plot ngjarje dhe intriga politike, në Shqipërinë e varfër të viteve 1920-1924, të cilat studiuesi Ikonomi i solli në vëllimin e dytë me titullin “Rebeli”.

Për katër vite, apostulli u bë rebel, sepse, siç do të nënvizonte autori dy vite më parë në promovim, Noli guxoi të thoshte jo, të dilte kundër kishës greke dhe kundër status quo-së politike në Shqipëri, të cilën e quante sistem feudal, por që, pavarësisht përpjekjeve të tij për ta përmbysur, nuk arriti të kishte sukses.

Në vëllimin e tretë, përmes 474 faqeve të tjera, Ikonomi na sjell Nolin e syrgjynosur, i cili largohet nga Shqipëria si mërgimtar politik dhe do të endet për vite me radhë nëpër Evropë, në përpjekje për të gjetur atdheun e ri. Autori rrëfeu se e kishte mjaft të vështirë të gjente një titull për librin e tretë, i cili të përmblidhte 40 vitet e jetës së Nolit, gjatë të cilave pati një sërë zhvillimesh të rëndësishme në jetën e tij, që nisnin me përpëlitjet e tij për të zgjatur jetën politike dhe vijojnë me investimin e fortë në sferën akademike, intelektuale dhe atë fetare.

Noli shkoi fillimisht në Itali, e më pas bëri përpjekje për të shkuar në SHBA dhe Angli. Duke qenë se asnjë nuk e pranoi, ai zgjodhi një rrugë të çuditshme dhe u bashkua me bolshevikët.

“Noli kishte bërë një gabim shumë të madh dhe kishte vajtur në Moskë, ku kishte folur dhe kishte mbrojtur sistemin sovjetik. Kështu që amerikanët nuk donin të vinte përsëri në Amerikë”, sqaroi Ikonomi. Në 1932-shin arriti të merrte vizën dhe të rikthehej pas shumë vitesh në SHBA.

“Përsëri ai bëhet një syrgjyn dhe nuk gjeti prehje. Siç e dimë, ka lindur në Ibriktepe në Azinë Juglindore, por mbeti përfundimisht i mërguar”.

Me kërkimet e shumta dhe skrupulozitetin për t’i paraqitur personazhet në dritën e fakteve, pa qëndrime personale, me të gjitha thëniet dhe kundërthëniet e tyre, qëndrimet dhe reagimet e dokumentuara, Ilir Ikonomi është vlerësuar si një nga biografët më seriozë në Shqipëri. Ai është përpjekur që në biografitë e tij të ketë gjithmonë elementë identifikues. Në librat për Nolin ka përzgjedhur gjithmonë fotografi të pa publikuara, që i përkasin periudhës për të cilën shkruhet.

Kopertina e librit “Syrgjyni” përmban një foto të Nolit 58-vjeçar, të pabotuar më parë, e bërë në vitin 1940 brenda Kishës së Shën Gjergjit në Emerald Street, Boston. Përpara botimit, dorëshkrimi është lexuar nga dy historianë të shquar. Nicholas C. Pano, profesor Emeritus i Universitetit Western Illinois, i cili e ka njohur personalisht Nolin, shkruan se: “Trilogjia e Ilir Ikonomit për Fan Nolin, e shkruar bukur, me nuanca dhe e dokumentuar me përpikmëri, përbën një kontribut të rëndësishëm në historiografinë shqiptare.”

Historiani tjetër, Prof. Bernd J. Fischer, anëtar i Akademisë së Shkencave, në parathënien e librit, shkruan: “Pas më shumë se një dekade kërkimesh, Ilir Ikonomi ka krijuar një portret të Fan Nolit me një thellësi të jashtëzakonshme dokumentare, të hollësishëm pa humbur rrëfimin e përgjithshëm, kritik pa u bërë armiqësor dhe admirues aty ku admirimi është i merituar, pa hequr dorë nga pavarësia e biografit.”

Gjatë promovimit në UET, autori mori vlerësime për punën e bërë ndër vite në fushën e studimit dhe bibliografisë, duke sjellë disa prej figurave historike të Shqipërisë, si Ismail Qemali, Faik Konica, Ahmet Zogu, Esat Pashë Toptani, botuar nga UET Press.

Duke e krahasuar qasjen e Ikonomit me biografitë anglosaksone, kryeredaktorja e kësaj shtëpie botuese, Suadela Balliu, tha se vlera e veçantë e trilogjisë së Fan Nolit qëndron te standardi i ri që autori vendos në shkrimin e biografisë historike në Shqipëri. Ai e vendos lexuesin përballë fakteve, dokumenteve, ngjarjeve dhe rrethanave, duke i lënë hapësirë që të bëjë i pandikuar gjykimin e tij.

“Ikonomi e sjell Nolin të çliruar nga shtresat e historiografisë së mëparshme, nga idealizimet, paragjykimet dhe interpretimet politike që kanë shoqëruar figurën e tij. Dhe këtë e bën pa sakrifikuar cilësinë letrare të rrëfimit. Ikonomi shkruan në një stil të rrjedhshëm me detaje dhe përshkrime që e bëjnë historinë të gjallë dhe të afërt për lexuesin e gjerë.”

Studiuesi Ermir Nika e cilësoi shteruese biografinë e shkruar nga Ikonomi. Ai tha se përmes punës së gjatë nëpër arkiva, studiuesi ka ditur të përzgjedhë dhe të na e sjellë Nolin e plotë në të gjitha dimensionet e tij. “Unë mendoj që gjërat më esenciale të Nolit, gjërat më përgjithësuese dhe detajet më të padukshme janë dhënë nëpërmjet botimit, i cili është një model.”

Fan Noli ka qenë dhe mbetet një figurë që ngjall interes, duke shkruar dhe folur herë pas here për të. Prandaj, Ikonomi dha edhe një përgjigje për të gjithë ata që e kanë pyetur se çfarë sjell të re kjo biografi.

“Sjell këto grimcat e arit që janë të shpërndara në arkiva të ndryshme në të gjithë botën. Disa janë në Boston, janë këtu në arkivin e Shqipërisë, janë në gazetat e shpërndara nëpër botë. Kjo është e reja që sjell.”

Në faqet e librit shfaqet Noli peshkop dhe udhëheqës i Kishës shqiptare në Amerikë, studiues, muzikolog, përkthyes e poet, por edhe njeriu që vazhdon të përballet nga larg me Shqipërinë dhe politikën e saj. Shpërfaqen letërkëmbime të panjohura të Nolit në mërgim, nga kërkesa për ndihmë financiare dërguar Mbretëreshës Geraldinë dhe Mbretit Zog, te mbështetja që i dha Enver Hoxhës në vitet e para të pushtetit, dhe më tej përplasjet e mëdha për t’i marrë kishën që ai vetë e kishte themeluar në Boston.

Përmes “Syrgjyni”, Ilir Ikonomi plotëson portretin e një figure që, edhe pas dekadash studimesh, vijon të mbetet komplekse, kontradiktore dhe e vështirë për t’u përkufizuar.

Tag:biografi, Fan Noli, Ilir Ikonomi, Syrgjyni

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

Nga problemi te startup-i, workshop për studentët: Si të hedhin hapat e parë të sipërmarrjes
18 Nëntor, 2026

You may also like

20261117_102240
Nga problemi te startup-i, workshop për studentët: Si të hedhin hapat e parë të sipërmarrjes
17 Nëntor, 2026
WhatsApp Image 2026-11-16 at 15.41.05 (1)
Leksion i hapur nga eksperti Reglendi Xhango për sulmet kibernetike në sistemet bankare, si të ruajmë llogaritë tona
16 Nëntor, 2026
WhatsApp Image 2026-11-13 at 10.19.17
“Fshati ku të vjedhin burrin” vijon turneun nëpër Shqipëri, regjisori Bora: Përmes komedisë po promovojmë edhe etnografinë
13 Nëntor, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë