Prof. Dr. Elida Miraj
Diplomë Universitare në Arkitekturë; Diplomë pas Universitare në Arkeologji dhe Histori e Lashtë e Shqipërisë; Doktor i Shkencave në Arkeologji, Instituti i Arkeologjisë, Akademia e Shkencave, Tiranë; Studime postkoktorature në Shkollën Franceze, Rome; Institutin Arkeologjik Gjerman, Berlin; Dumbarton Oaks, Washington D.C., Institut i Universitetit Harvard ( http://www.doaks.org 1996-97. Byzantine Fellows List, 1996/97 Dumbarton Oaks).
Autore librash e artikujsh shkencore, në revista shkencore brënda dhe jashtë vendit, që lidhen me problemet e arkeologjisë, arkitekturës dhe historisë. Drejtuese gërmimesh e sondazhesh arkeologjike, restaurime monumentesh, hartuese projektesh arkitektonike, studime urbanistike si edhe zbatim e mbikqyrje punime ndërtimi. Kryetare e Shoqatës Shqiptare të Studimeve Bizantine; anëtare e Këshillit të Europa Nostra (Zë i Trashëgimisë Kulturore në Europë, pranë Komisionit Europian, me qendër në Hague, Hollandë) (http://www.europanostra.org/council); n/Kryetare e Shoqatës Shqiptare të Inxhinjerëve Konsulentë, Shoqatë anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Inxhinjerëve Konsulentë (FIDIC); Anëtare e Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë; Ish Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Arkeologjisë Shqiptare. Pedagoge e Historisë së Arkitekturës dhe Restaurimit Arkitekturor në Universitete të ndryshme në Tiranë. Aktualisht profesor me kohë të plotë në UET, pranë Departamentit të Inxhinjerisë dhe Arkitekturës.