AQ0A1433-683×433

Prof. Assoc. Dr. Shefqet Muçi

Prof. Asocc. Dr. Shefqet Muçi është diplomuar jurist në Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike, Universiteti i Tiranës, në vitin 1968. Ka punuar gjyqtar në Kukës, kryetar gjykate në rrethet Tropojë, Shkodër e Tiranë, rreth 12 vjet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Stabilitetit (1991). Më pas avokat, për një kohë edhe kryetar i Dhomës së Avokatëve të Tiranës, dhe avokat shteti në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit.

Ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës dhe në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, zëvendësdekan në Fakultetin e Drejtësisë “Luarasi”, Tiranë, dekan, zëvendësrektor dhe rektor në ShLUJ “Wisdom”, Tiranë, përgjegjës departameni dhe pedagog i të Drejtës Penale në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, dekan i Fakultetit të Shencave Juridike, politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian tsë Tiranës dhe aktualisht pedagog në këtë Universitet.

Ai është autor librash dhe botimesh shkencore në fushën e drejtësisë, si dhe i një numri të madh artikujsh dhe intervistash në media.