Prof. Dr. Kreshnik Bello
Prof. Dr. Kreshnik Bello ka një përvojë pune rreth 25 vjecare, dhe aktualisht është Profesor i Marketingut pranë Universitetit Evropian të Tiranës (UET). Profesor Bello ka një përvojë të gjerë si drejtues në universitet, ku ka shërbyer në pozicione si: Drejtues Universiteti, Dekan Fakulteti, Përgjegjës Departamenti, Zëvendës Drejtor i Shkollës Doktorale etj. Z. Bello ka dhënë mësim në disa universitete dhe ka qenë (dhe është) lektor dhe titullar i disa lëndëve në fushën e Menaxhimit dhe Marketingut. Profesor Bello ka fituar përvojë kërkimore dhe mësimdhënieje, në vende të ndryshme Evropiane. Ai ka punime të botuara në Revista Shkencore Ndërkombëtare (të indeksuara në Clarivate Analytics, Scopus, etj.). Profesor Bello ndjek zhvillimet më të fundit mbarë-botërore në fushën e shkencës, vecanërisht asaj të ekonomisë, dhe i inegron ato në mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në universitet. Ai është autor dhe bashkë-autor i shume punimeve shkencore, të prezantuara në konferenca dhe të botuara në revista, shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare.
ORCID: 0000-0002-5273-4693
Publikimet shkencore: (kliko këtu)

