MSc. Stavri Vesho
Msc.A/c.Dpl.Ing. Stavri Vesho,ka përfunduar studimet universitare dhe pas-universitare në Fakultetin e Inxhinjerisë Mekanike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.Ai ka ushtruar aktivitetin shkencor në bashkëpunim me shumë institucione akademike, organizata dhe njësi trainimi kombëtare dhe ndërkombëtare si me Universitetin Politeknik të Tiranës,Universitetin Europian të Tiranës,Institutin e Transportit Tiranë,Institutin e Studimeve dhe projektimeve Nr 6 (ISP 6),Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar,Qëndrën Europiane e Trainimit për Studime në fushën e Aviacionit në Luksenburg(EUROCONTROL Aviation Learning Centre),Institutin e Kërkimeve Menaxheriale për Aviacionin Civil në Montreal Kanada,Qëndrën e kërkimit shkencor të motorrëve reaktiv PRATT & WHITNEY në Kanada,Institutin Britanik të Studimeve ( BSI) për menaxhimin e sistemeve të cilësisë,Institutin e Shërbimeve të Navigimit Ajror (IANS) pranë qëndrës Europiane për Parrezikshmërinë e Fluturimeve (EUROCONTROL-Belgjikë),me qëndrën Austriake të studimit për menaxhimin dhe implementimin e sistemeve të cilësisë (Quality Austria) etj.Që prej vitit 1987 dhe në vazhdim është angazhuar në jetën akademike si professor i jashtëm pranë fakulteteve të inxhinjerisë në Universitetin Politeknik të Tiranës,pranë Universitetit Europian të Tiranës UET,në kolegjin universitar Tempulli të Prishtinës.Ka marrë pjesë në shumë projekte kërkimore në nivel lokal,kombëtar dhe ndërkombëtar.Është autor i disa botimeve universitare dhe publikimeve të ndryshme me karakter shkencor në fushën e Transportit dhe Aviacionit Civil.Në fushën menaxheriale ka dhënë kontribute të rendësishme si drejtues i përgjithëshëm i aeroportit Nënë Tereza në një periudhë të vështirë për shtetin Shqiptar në vitet 1997-2000 dhe më pas si këshiltar i ministrave të transportit.