
Dokt. Krisdela Kacani
Krisdela Kaçani është studente e doktoraturës në Shkollën Ndërkombëtare të Doktoraturës në Universitetin e Seviljes, në Spanjë, në faklutetin e Ekonomike, Biznesit dhe Shkencave Sociale. Ajo është diplomuar në master shkencor ne degën “Financë Bankë ” pranë Universitetit Europian të Tiranës, në vitin 2014, me rezultate maksimale duke u shpallur studentja më e mirë e fakultetit Ekonomik dhe Teknologjisë së Informacionit. Gjatë vitit të dytë të studimeve master ka patur dhe eksperiencën e saj të parë të punës në sektorin bankar, si Teller dhe Bankier Personal, në bankën “Raiffeisen Bank”. Që prej vitit 2015 është pjesë e stafit të Universitetit Europian të Tiranës, si asistent lektore pranë Departamentit të Financës dhe Ekonomiksit.