Enxhisa Shurdha-min (Custom)

Msc. Enxhisa Shurdha

MSc. Enxhisa Shurdha, e angazhuar si staf akademik me kohë të plotë në Departamentin e Informatikës dhe Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Europian të Tiranës, ka përfunduar studimet në master i shkencave “Inxhinieri Elektronike” pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin Politeknik të Tiranës. Që prej vitit 2019 është angazhuar në mësimdhënie si staf akademik me kohë të pjesshme pranë Univeristetit Politeknik të Tiranës (FTI), Tirana College of Technology dhe Universitetit Europian të Tiranës.

Fushat e saj të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor përfshijnë komunikimet teknologjike, rrjetat kompjuterike, sistemet digjitale dhe sinjalet, rrjetat me sensorë dhe sistemet e telekomunikacioneve.

Ajo është autore dhe bashkëautore në konferenca shkencore ndërkombëtare me publikime në studime kërkimore. Ndër vite ka qenë pjesëmarrëse në projekte ndërkombëtare të mobilitetit dhe inovacionit duke kontribuar në ndërlidhjen mes akademisë dhe industrisë si dhe ka ndjekur trajnime të certifikuara në kuadër të mësimdhënies si pjesë të projekteve të Bashkimit Europian duke përfshirë trajnime si CERCIRAS Training School në Kroaci, job training dhe job shadowing në Piotrkow, Poloni.

ORCiD: 0009-0004-9370-7896

Publikimet shkencore: Google Scholar