MSc. Emisa Isufaj
Ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Matematikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, me specialitet në menaxhimin e institucioneve arsimore, metodikat e mësimdhënies së Matematikës, psikologji – pedagogji. Përvojë mbi 5 vjeçare në politikat e arsimit të lartë kryesisht në politikat e sigurimit të cilësisë, përvojë në menaxhimin dhe përpunimin e të dhënave, zhvillimin e pyetësorëve për studentët e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri. Ka ushtruar funksionin e drejtueses së Departamentit të Statistikave dhe Analizave pranë Agjencisë së Akreditimit, ka menaxhuar procese të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit me bashkëpunëtorë vendas dhe ndërkombëtarë. Pjesëmarrëse, organizuese dhe referuese në trajnime, workshop/seminare, aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare në kuadër të sigurimit të cilësisë dhe aspekte të tjera në fushën e arsimit të lartë.
Me një eksperiencë mbi 4 vjeçare në mësimdhënie, prej vitit 2020-2021 është pjesë e stafit akademik të UET.