Dokt. Gladiola Tigno
Dokt. Gladiola Tigno është pedagoge në Fakultetin e Inxhinierisë Informatikës e Arkitekturës pranë Universitetit Europian të Tiranës, e angazhuar në lëndët e matematikës, që prej vitit 2022.
Ajo ka përfunduar studimet e saj në Matematikë në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë ka qenë pjesë e stafit akademik në Universitetin e Elbasanit. Në këtë rol, ajo ka zhvilluar lëndë si Analiza Matematike, Algjebra, Probabiliteti, Statistika dhe Teknologjia e Informacionit në Edukim. Aktualisht, ajo po ndjek studimet pasuniversitare për të fituar titullin Doktor i Shkencave në fushën e Zbatimeve të Matematikës pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.
Përveç angazhimeve të saj universitare, Gladiola ka dhënë kontribtin e saj në arsimin parauniversitar dhe është vlerësuese e certifikuar e provimeve të Maturës Shtetërore për lëndën e Matematikës pranë QSHA. Ajo ka publikuar artikuj në revista shkencore dhe ka prezantuar punimet e saj në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.