Ketrina-Mijo

Dr. Ketrina Çabiri Mijo

Ketrina Çabiri Mijo ka përfunduar studimet Doktorale mbi Korrupsionin dhe Vendimmarrjen në Prokurimin Publik në Universitetin Europian të Tiranës (UET) në vitin 2018, mbështetur nga një bursë kërkimore në Institutin e Kërkimeve Shoqërore dhe Ekonomike (ISER) në Universiteti Essex (financuar nga Civil Society Scholarship Award) dhe në Departamentin e Shkencave Politike dhe Sociologjisë, Universiteti Salzburg (financuar nga Sigma Agile Programme). Ketrina ka një diplomë Master në Politikat Europiane nga Universiteti Sussex, Mbretëria e Bashkuar në vitin 2009. Gjatë vitit 2017 Ketrina është përfshirë si kërkuese në programin TRAIN për çëstjet e dialogut dhe nxitjes së politikave në Ballkanin Perëndimor, të mbështetur nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP).

Prej vitit 2011 Ketrina është përfshirë si menaxhere projektesh në Zyrën për Zhvillimin e Projekteve dhe Partneriteteve në UET dhe aktualisht është Drejtuese e kësaj Zyre. Më parë ka punuar si eksperte e Programeve Europiane të Kërkimit dhe Zhvillimit në Agjencinë për Kërkim, Teknologji dhe Inovacion (AKTI) në varësi të Këshillit të Ministrave. Ajo ka një përvojë të gjerë në hartimin dhe menaxhimin e projekteve, në programe si IPA CBC / Interreg MED / Balkan Med, Tempus, LLP / Jean Monnet, ERASMUS +, ESPON dhe donatorë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë si Banka Botërore, Këshilli Britanik, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Friedrich Ebert Sifting, OSBE, UNËOMEN, GDN (Global Research Competition) etj.

Ketrina ka botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare dhe shtëpi botuese, si Bentham Science Publishers, Kluwer Law International, Oxford University Press, International Journal of Sustainability in Higher Education (Emerald Publishing), etj.