Picture1

Dr. Forcim Kola

Doktor i Shkencave në Marketing, Universiteti “Aleksandër Moisiu”; Master në Marketing, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë; Bachelor në Administrim Biznes, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

Me një përvojë disa vjeçare në mësimdhënie, në disa universitete të vendit, përkatësisht për lëndët e fushës së Marketingut dhe Menaxhimit.

Autor i disa teksteve, monografive, si dhe artikujve shkencor për çështje që lidhen me marketingun e shërbimeve financiare, marketingun digjital, mikrofinancën, në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Ka një eksperiencë të gjatë në fushën e marketingut, menaxhimit dhe sipërmarrjes, kryesisht në sektorin bankar, mikrofinancë dhe sigurime. Aktualisht pedagog me kohë të plotë në UET, pranë Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut për lëndët “Metoda Kërkimi të Avancuara”, “Metoda Kërkimi në Biznes”, “Menaxhimi i Inovacioneve” dhe “Marketingu Dixhital”.