Fatmir Basholli-min (Custom)

Dr. Fatmir Basholli

Fatmir Basholli, aktualisht Lektor në Departamentin e Inxhinierisë në Universitetin Europian të Tiranës, ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor”, në Janar 1996.

Ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Teknologji Ushtarake në fushën e Mbrojtjes Ajrore në Akademinë e Mbrojtjes (1991-1993) dhe kualifikimin shkencor për Informatikë në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës. Është diplomuar me diplomë Bachelor në “Radiolokacion” (elektrike, elektronike dhe mekatronikë) në Shkollën e Lartë Ushtarake (1973-1977).

Ka një përvojë akademike të pandërprerë, prej rreth 28 vitesh në mësimdhënie dhe kërkim shkencor si lektor, drejtues Departamenti,Dekan në universitete publike dhe private, duke mbuluar një gamë të gjerë lëndësh në degët Bachelor dhe Master i Shkencave në fushën e Inxhinierisë Elektrike, Elektronikës, IT-së dhe Mekatronikës.

Ka përfunduar kualifikime afatshkurtra të çertifikuara  në fushën e simulimeve, teknologjisë ushtarake, sigurisë kibernetike në Turqi, Bullgari, Gjermani, Itali, Shqipëri.

Ka botuar artikuj shkencorë si autor i vetëm dhe bashkautor në disa revista brënda dhe jashtë vendit dhe ka referuar në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Është gjithashtu recensues në revista ndërkombëtare të indeksuara me faktor impakti.