Dr. Edmira Cakrani
Edmira Cakrani është pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Administrim Biznesi në Universitetin e Vlorës në vitin 2004, MBA në Universitetin e Tiranës në vitin 2010 dhe doktoraturën në Ekonomiks në Universitetin e Tiranës në vitin 2014, me rezultate të shkëlqyera. Edmira Cakrani ka rreth 20 vite eksperiencë në mësimdhënie në universitete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj. Ajo ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare dhe ka publikuar punime kërkimore në revista shkencore, në tema të ndryshme, si ekonomia ndërkombëtare, zhvillimi i qëndrueshëm, ekonomia qarkulluese, financat e gjelbra, etj. Edmira Cakrani gjithashtu ka përvojë në sektorin publik dhe privat, në pozicione manaxheriale. Ajo ka qenë anëtare e shumë komiteteve shkencore të konferencave ndërkombëtare dhe bordeve editoriale të revistave të ndryshme.