Blerta Nazarko-min (Custom)

Prof. Asoc. Dr. Blerta Nazarko

Prof. Asoc. Dr. Blerta Nazarko është lektore në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo ka përfunduar studimet universitare në degën e Matematikës (5-vjeçar) dhe ka vazhduar me studime master në Matematikë Teorike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Po ashtu, ka mbrojtur doktoratën me temë “Ndërtimi dhe analiza e modelit matematik për optimizimin e proceseve të ecurisë në ekonomi” në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Prof. Asoc. Dr. Nazarko ka përvojë në mësimdhënie, si në arsimin e lartë publik ashtu edhe në atë privat. Ajo ka publikuar artikuj shkencorë në revista ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare, ku është vlerësuar dhe me çmime.

ORCID: 0000-0001-9844-3739