aurora-binjaku

Dr. Aurora Binjaku

Dr. Aurora Binjaku aktualisht punon si Lektore pranë Departamentit të Inxhinierisë, Universiteti Europian i Tiranës. Ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës dhe ka mbrojtur titullin “Doktor” pranë Universitetit Europian të Tiranës në vitin 2016. Ka një eksperiencë 15 vjeçare në sektorin privat në pozicione me rol drejtues, menaxherial dhe drejtuese projektesh. Në aspektin akademik ka pervojë 14 vjeçare në mësimdhënie pranë Universitetit Europian të Tiranës në fushën e Statistikës. Përgjatë periudhës 2019-2022 ka mbajtur pozicionin e Drejtuesit të Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë, UET. Është bashkëautore e 5 librave akademike, ka marrë pjesë dhe ka publikuar disa studime shkencore në konferenca dhe revista brenda e jashtë vendit. Gjithashtu, është anëtare e tryezës së kapitullit të 18-të “Statistikat”, në kuadër të Grupeve   Institucionale të Punës për Integrimin Evropian pranë INSTAT.

Publikimet shkencore: ‪ ‪Google Scholar