Dr. Ardiana Topi
Dr. Ardiana Topi është Përgjegjëse e Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë në Fakultetin e Inxhinierisë, Infomatikës dhe Arkitekturës në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Me një përvojë mbi 20-vjeçare në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Dr. Topi ka kontribuar në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve informatike, administrimin e rrjeteve kompjuterike dhe infrastrukturës ICT, si dhe në hartimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme TIK. Eksperienca e saj akademike përfshin mbi 15 vite si pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Europian të Tiranës.
Dr. Topi ka qenë anëtare e bordeve shkencore të konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe bashkëautore e projekteve kërkimore dhe zhvillimore në fushën e TIK. Kontributi i saj shkencor përfshin publikime dhe prezantime në konferenca e revista kombëtare dhe ndërkombëtare, duke reflektuar angazhimin e saj të vazhdueshëm në kërkimin shkencor dhe zhvillimin profesional.
ORCID: 0000-0002-3655-6516
Publikimet shkencore: Google Scholar

