Dokt. Anxhela Ferhataj
Anxhela Ferhataj është asistent lektore pranë Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë, Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, në Universitetin Europian të Tiranës që prej vitit 2018. Aktualisht, ajo po ndjek studimet e doktoratës në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ku fusha e saj kërkimore përqendrohet në machine learning.
Ajo ka përfunduar studimet për Master Shkencor në Informatikë Ekonomike pranë Universitetit Europian të Tiranës. Prej vitit 2019, Anxhela është mentore e Klubit të Inovacionit “Steve Jobs,” dhe fusha kërkime e saj fokusohet në disiplina si inteligjenca artificiale, machine learning, siguria kibernetike, e-learning, aftësitë dixhitale dhe aplikimi i sistemeve të informacionit.
Si autore dhe bashkëautore e artikujve shkencorë të publikuar në revista të njohura brenda dhe jashtë vendit, ajo ka marrë gjithashtu pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e njohurive në fushat e saj të specializimit.