lida-770×433-1

Prof. Dr. Elida Miraj

Diplomë Universitare në Arkitekturë; Diplomë pas Universitare në Arkeologji dhe Histori e Lashtë e Shqipërisë;  Doktor i Shkencave në Arkeologji, Instituti i Arkeologjisë, Akademia e Shkencave, Tiranë;  Studime postkoktorature në Shkollën Franceze, Rome; Institutin Arkeologjik Gjerman, Berlin; Dumbarton Oaks, Washington D.C., Institut i Universitetit Harvard ( http://www.doaks.org 1996-97.  Byzantine Fellows List, 1996/97 Dumbarton Oaks).

Autore librash e artikujsh shkencore, në revista shkencore brënda dhe jashtë vendit, që lidhen me problemet e arkeologjisë, arkitekturës dhe historisë.  Drejtuese gërmimesh e sondazhesh arkeologjike, restaurime monumentesh,  hartuese projektesh arkitektonike, studime urbanistike si edhe zbatim e mbikqyrje punime ndërtimi.  Kryetare e Shoqatës Shqiptare të Studimeve Bizantine; anëtare e Këshillit të Europa Nostra (Zë i Trashëgimisë Kulturore në Europë,  pranë Komisionit Europian, me qendër në Hague, Hollandë)  (http://www.europanostra.org/council); n/Kryetare e Shoqatës Shqiptare të Inxhinjerëve Konsulentë, Shoqatë anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Inxhinjerëve Konsulentë (FIDIC); Anëtare e Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë; Ish Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Arkeologjisë Shqiptare.  Pedagoge e Historisë së Arkitekturës dhe Restaurimit Arkitekturor në Universitete të ndryshme në Tiranë.  Aktualisht profesor me kohë të plotë në UET, pranë Departamentit të Inxhinjerisë dhe Arkitekturës.