INA-KECI

Dokt. Ina Keçi

Anëtare e Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut, Fakulteti i Ekonomisë Biznesit dhe Zhvillimit, Universiteti Europian i Tiranës që prej Tetorit të vitit 2018. Aktualisht doktorante në Shkollën Ndërkombëtare të Doktoraturës të Universitetit të Seviljes (EIDUS), pranë Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Biznesit. Gjithashtu anëtare e Këshillit Evropian për Biznesin e Vogël (ECSB) dhe e grupit kërkimor të Interesit të Veçantë të Institucioneve dhe Sipërmarrjes (InsEnt SIG). Që prej tetorit të vitit 2023, anëtare e grupit të punës “Enhance the awareness and acceptance of Industrial Symbiosis” në projektin Cost Action LIAISE. Përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave për Administrim Biznes, pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Anëtare e Rrjetit të Studentëve Ekselentë, Universiteti i Tiranës. Pas përfundimit të studimeve, ka 4 vite eksperiencë në Sektorin e Taksave në Administratën Publike Vendore, si dhe disa vite eksperiencë si Lektore e Jashtme pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës. Ka ndjekur disa trajnime dhe kurse të ofruara nga World Bank Group dhe ALISON lidhur me vendimarrjen, sipërmarrjen dhe modelet e biznesit. Kursi i fundit ndjekur në Coursera “New Models of Business in Society”, ofruar nga Darden School of Business, Universiteti i Virxhinias, US. Pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore ndërkombëtare të organizuara nga ASECU, Universiteti i Obudës, Universiteti i Seviljes, Akademia Evropiane Mesdhetare e Biznesit (EMAB) etj. Si një studiuese e re, është autorja e parë e dy kapitujve të librave të indeksuar në Scopus, duke përfshirë IGI Global dhe Routledge Taylor & Francis Group.