Marsel Omeri-min

PhD. Marsel Omeri

Ph.D. Marsel Omeri është Drejtues i Departamentit të Inxhinierisë në Universitetin Europian të Tiranës. Ai ka përfunduar doktoraturën në Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni në Universitetin Autonom të Barcelonës (Autonomous University of Barcelona), me fokus në autonominë e dronëve, integrimin në hapësirën ajrore, sigurinë e sistemeve dhe sjelljen e avancuar të kontrollit.

Ai ka eksperiencë akademike në mësimdhënie të Inxhinierisë së Sistemeve, Modelimit & Simulimit, Telekomunikacionit në Aeronautikë dhe Elektronikës së Aplikuar, si edhe mbikëqyrje të projekteve të studentëve të nivelit Master. Puna e tij ndërthur kërkimin shkencor me aplikimet industriale, duke kontribuar në përditësimin dhe konkretizimin e programeve inxhinierike.

Më parë, Marseli ka punuar në Volocopter GmbH në Gjermani, ku ka kontribuar në zhvillimin e koncepteve të Transportit Ajror të Avancuar dhe ka bashkëpunuar me aktorë kryesorë të industrisë dhe institucione ndërkombëtare. Si pjesë e këtij angazhimi, ai ka bashkëpunuar me Eurocontrol, EASA, SESAR, UrbanV, Bluenest dhe projekte të vertiporteve, me fokus në projektimin e hapësirës ajrore, kërkesat operacionale për sistemet CNS dhe sigurinë e sistemeve. Ai është gjithashtu Ekspert Sigurie pranë Advanced Air Mobility Institute (SHBA).

Ai është i përkushtuar në avancimin e arsimit inxhinierik, kërkimit shkencor dhe inovacionit në sistemet e aviacionit të së ardhmes në Shqipëri dhe rajon.