Prof. Dr. Aleksandër Dhima
Biografi e aktivitetit shkencor akademik dhe mësimdhënës
Unë e kam nisur punën time shkencore në fushën e Antropologjisë në janar të vitit 1973, duke sakrifikuar karrierën si mjek, në përgjigje të ofertës që m’u bë nga prof. Aleks Buda, për të dhënë ndihmesën time në sqarimin e mëtejshëm të problemit madhor të etnogjenezës shqiptare, sipas rekomandimit të personaliteteve shkencore ndërkombëtare që morën pjesë në Kuvendin e Irë të Studimeve Ilire (Tiranë, tetor 1972).
Në vitin 1976, krijova të parin Laborator Antropologjik në vend pranë Qendrës së Kërkimeve Arkeologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që hapi rrugën për zhvillimin e kësaj dege të re të shkencës shqiptare në drejtim albanologjik, për studimin shumëdisiplinor të prejardhjes së popullit shqiptar. Nga ky vit deri më 26.02.1996 kam qenë i punësuar si kërkues shkencor me gradën Prof. i asociuar Dr. Në Qendrën/ Institutin e Arkeologjisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Ndonëse me rezultate ende modeste në këtë fushë, mora pjesë me kumtesa në dy aktivietete të rëndësishme shkencore: në Konferencën për Formimin e Popullit Shqiptar, të Gjuhës e Kulturës së tij (Tiranë, 2-5 korrik 1982) dhe në Kongresin e 3të të Antropologjisë Evropiane (Petralona, Selanik/Greqi, 25-30 shtator 1982).
Specializimin e parë në fushën e Paleoantropologjisë, e kreva në Institutin e Paleontologjisë së Vertebrorëve dhe Paleoantropologjisë pranë Akademisë së Shkencave (Academia Sinica) të RP të Kinës (Beijing, 1977-1978), nën udhëheqjen e prof. Woo ju-kang, zbuluesit me famë botërore të Sinannthropus pekinensis.
Më tej, unë kam qenë bashkëdrejtues i Projektit të përbashkët midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, për studimin e lëndës eshtrore nga Vërmica (Prizren) dhe për mësimdhënie në Katedrën e Anatomisë dhe Histologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës (nëntor-dhjetor 1980).
Gjatë viteve 1981-1984 kam kryer specializime afatshkurtra për studime ndërdisiplinore në Institutin e Demografisë pranë CNRS (Paris, Francë) dhe në Shkollën Franceze të Arkeologjisë (Romë, Itali).
Një vend të veçantë në karrierën time kërkimore-shkencore të periudhës së parë zë monografia “Gjurmime antropologjike për shqiptarët”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1985), që përbën studimin e parë përmbledhës mbi sintezën antropologjike të popullit shqiptar. Kjo vepër u nderua me çmim special në Konkursin Ndërkombëtar të Studimeve Etnoantropologjike (Palermo, 11-16 korrik 1987).
Në vitet në vazhdim, kam botuar artikuj studimorë në revistat shkencore të vendit (Iliria, Buletin i Shkencave UT, Revista Mjekësore etj.) dhe të huaja (Garcia de Orta, Lisbõa/ Portugali) si dhe kam marrë pjesë me kumtesa në kongrese ndërkombëtare të Antropologjisë në Prishtinë (Kosovë), Prijepolje (Serbi), Madrid (Spanjë) dhe Potsdam (Gjermani).
Ligjëratën e parë jashtë vendit me titull “Hulumtime antropologjike mbi popullatat e vona të Shqipërisë” e kam mbajtur më 14 maj 1990 në Departamentin e Antropologjisë të Universitetit të Ulmit (Gjermani).
Duke vlerësuar aktivitetin shkencor në rritje, me rekomandimin e personaliteteve shkencore të vendit në sferën e studimeve albanologjike (Muzafer Korkuti, Apollon Baçe) dhe të huaja (Prof. Dr. Ilse Schwidetzky, Horst-Dieter Schmidt), fondacioni i mirënjohur gjerman “Alexander von Humboldt” më akordoi një bursë federale për studime të thelluara pasdoktorale në universitetet gjermane të Majncit dhe Ulmit (1 qershor 1991-31 janar 1993). Kohën e qendrimit në Gjermani, unë e shfrytëzova për përpunimin dhe analizën me metoda bashkëkohore të materialit faktik nga Shqipëria, çka më ndihmoi në rindërtimin më të qartë të morfobiologjisë së popullatave të vjetra dhe në ndjekjen e elementeve evolutivë të karakterit antropologjik deri në popullatën e sotme të vendit. Me këtë rast, u bë e mundur të qartësoheshin disa prej hipotezave të hedhura kohë pas kohe nga albanologë shqiptarë dhe të huaj mbi prejardhjen ilire dhe vazhdimësinë iliro-shqiptare. Rezultatet e kësa pune kërkimore u pasqyruan në punimin pasdoktoral “Beitrag zur ethnischen Anthropologie der Albaner” [Ndihmesë për antropologjinë etnike të shqiptarëve], që u mbrojt në Departamentin e Antropologjisë dhe Gjenetikës Humane në Universitetin “Johannes Gutenberg” të Majncit/ Mainz (janar 1993).
Kapituj integralë të këtij produkti shkencor panë dritën e botimit në revista ndërkombëtare me faktor impakti, si: Variability and Evolution (Poznań, vol. 1, 1991); International Journal of Anthropology (Firenze, vol. 8, nr. 4, 1993); Homo (Stuttgart/ Jena/ New York, vol. 45, nr. 2, 1994) dhe The Mankind Quarterly (Springfield-IL, vol. 34, nr. 3, 1995).
Qendrimi në Gjermani më shërbeu, midis të tjerash, edhe për nxënien e përvojës së pasur gjermane në fushën e Antropologjisë së zbatuar si dhe për vendosjen e marrëdhënieve shkencore me rrjetin e antropologëve të shquar botërorë. Në kuadrin e bursës së sipërpërmendur, m’u dha rasti për kualifikime shtesë në Institutin e Biologjisë Humane të Universitetit të Vjenës dhe në Institutin Antropologjik Mbretëror të Suedisë në Solna (Stockholm).
Me kthimin në Shqipëri, unë vijova punën kërkimore-shkencore në drejtime të reja, të panjohura më parë në këtë fushë studimesh. Në saje të kësaj ndihmese, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë miratoi më 13.12.1994 kërkesën e Këshillit Shkencor të Institutit të Arkeologjisë për dhënien e titullit “Mjeshtër Kërkimesh”, ekuivalentuar me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me titullin “Profesor i Asociuar”.
Në vitin në vazhdim, me interesimin e trupës akademike të universitetit të Ulmit (Gjermani), u ftova për një cikël ligjëratash mbi probleme të antropologjisë shqiptare (03-13.07.1995), me ç’rast u nderova me titullin “Gastprofessor” [Profesor i Jashtëm] i atij Universiteti.
Për arsye të pajustifikueshme, u detyrova në mars 1995 ta lëshoj vendin e punës si antropolog në Institutin e Arkeologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe, falë ndërmjetësimit të ambasadës së RF të Gjermanisë në Tiranë, u punësova me detyrën e bashkëpuntorit shkencor dhe drejtuesit lokal (koordinator projektesh) në fondacionet politike gjermane që hapën zyrat e tyre në Tiranë, fillimisht në fondacionin “Konrad Adenauer” (01.09.1995-05.09.1997) dhe më pas në fondacionin “Friedrich Ebert” (01.01.2001-31.12.2010), ku kam dhënë ndihmesë në mbarëvajtjen e projekteve lidhur me shoqërinë civile, partitë politike të spektrit përkatës, organizatat sindikale dhe me komunitetet fetare në vend, duke siguruar akses dhe emër të mirë të këtyre fondacioneve gjermane në përfaqësues të lartë të politikës, ekonomisë dhe jetës publike të Shqipërisë.
Nga janari i vitit 2011, me rikthimin me kohë të plotë në veprimtarinë kërkimore-shkencore pranë Qendrës Studimore të Trashëgimisë të Universitetit Europian të Tiranës (më tej: UET), unë e zhvendosa kahen e studimit antropologjik, duke u fokusuar më tepër në aspekte të Antropologjisë Social-Kulturore. Frut i kësaj pune janë artikujt studimorë të botuar në revista shqiptare të karakterit sociologjik (Polis, Studime Sociale, Humanus), research papers, si produkte shkencore individuale në bashkëpunim me doktorë e doktorantë të UET-it, si dhe kumtesa të mbajtura në Ditët e Studimeve Shqiptare, të organizuara nga UET me pjesëmarrje ndërkombëtare. Në ’to trajtohen problematika të lidhura me “prerjen” etno-kulturore e komunikuese të shqiptarëve, marrëdhëniet vlerore të individit me shoqërinë shqiptare të tranzicionit si dhe me metodologjinë e kërkimeve të ardhshme antropologjike në Shqipëri. Këto të fundit kanë marrë vlerësimin e Këshillit të Miratimit të Projekteve pranë UET-it.
Në prill 2013, m’u akordua titulli “Profesor” dhe në nëntor të atij viti “Senior Research Felow” në konkursin e shpallur nga UET-i, nën supervizionin e London School of Economics (LSE). Në dhjetor 2019, u nderova me titullin “Profesor Emeritus”.
Gjatë viteve të fundit janë botuar dy monografi, që kanë ngjallur interes në qarqet akademike dhe shkencore të vendit.
Monografia e parë “Antropologjia etnike e shqiptarëve” (UET Press, 2017) trajton problemin e etnogjenezës së shqiptarëve, që është vënë prej kohësh në agjendën e kërkimeve dhe studimeve albanologjike. Nê këtë studim jepet një panoramë e plotë mbi sintezën antropologjike të shqiptarëve, mbështetur në rezultatet e 37 ekspeditave antropologjike në terren dhe në një metodologji shumë-dimesionale. Mendoj se kjo vepër sendërton një gjykim realist mbi “trasenë” e kërkimeve të mëtejshme në fushat e zbatuara të Antropologjisë në Shqipëri, por gjithashtu ajo ka pasur jehonë pozitive në mjedisin shkencor të vendit dhe te intelektualët shqiptarë jashtë kufijve shtetërorë.
Monografia e dytë “Një jetë me antropologjinë” (UET Press, 2018) është shkruar jo vetëm për antropologët, por për një rreth më të gjerë të stu//diuesve të shkencave sociale dhe humane si dhe *ferave vendimmarrëse e publicistike. Aty përfshihen ekspertiza në implementimin e teorive klasike dhe bashkëkohore për analizën e treguesve social-kulturorë lokalë, ecurinë e normave dhe vlerave në shoqërinë shqiptare në tranzicion, evolucionin dhe kontrollin e sistemeve politiko-shoqërore në rrafsh kohor dhe rajonal, mënyrat e reja të komunikimit ndërkulturor, gjymtyrët funksionalë të ligjit dhe perspektivat alternative të kontrollit social, pasojat e globalizmit kulturor etj.
Një aspekt tjetër i punës akademike lidhet me veprimtarinë time mësimdhënëse. Kjo veprimtari ka nisur në vitin 1982 me hartimin e moduleve të para në fushat e Paleontologjisë Humane, Antropologjisë Mjeko-Ligjore dhe Antropologjisë Prehistorike, të ligjëruara në disa fakultete të Universitetit të Tiranës: në Fakultetin e Mjekësisë/ Katedra e Anatomisë Normale dhe Histologjisë/ UT; në Fakultetin e Shkencave të Natyrës/ Katedra e Gjenetikës; në Fakultetin e Histori-Filologjisë/ Departamenti i Historisë së Lashtë të Shqipërisë.
Në vitet 1985-2010 jam emëruar pegagog i jashtëm i lëndëve të Antropologjisë Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale/ UT, Departamentet e Sociologjisë, Punës Sociale dhe Shkencave Politike në Shkollën Pasuniversitare të atij Fakulteti (2002, 2016) si dhe në disa universitete jo publike të vendit: UFO (2005), Marin Barleti (2007-2008), Justicia (2007-2008) dhe në Institucionin e Arsimit të Lartë ISSAF (2009-2010).
Për nevoja imediate të studentëve, mbasi literatura nuk i përshtatej plotësisht kurrikulës shqiptare, botova librin “Hyrje në Antropologji” (2007), i pari i kësaj natyre i botuar nga një autor shqiptar, që- me përditësimet e nevojshme dhe falë ndihmesave të çmueshme të eseve të studentëve tanë më të mirë- u ribotua në vitet pasardhës (2008, 2010, 2016). Ky tekst vazhdon të jetë aktualisht tekst rekomandues për studentët e programeve lëndore të Antropologjisë Social-Kulturore në universitetet publike (Fakulteti i Shkencave Sociale/ Universiteti i Tiranës; Fakulteti i Edukimit, Departamenti Sociologji-Filozofi/ Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës; Fakulteti i Shkencave Politike/ Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan; Fakulteti i Edukimit dhe Sociologjisë/ Universiteti “Fan S. Noli” Korçë).
Në dhjetor 2013, botova librin “Antropologji e Komunikimit; Qasje antropologjike në realitetin shqiptar”. Theksi kryesor në këtë monografi i kushtohet paradigmave antropologjike të komunikimit dhe zbatueshmërisë së tyre në realitetin mediatik shqiptar; komunikimit ndërkulturor në kontekste të ndryshme etno-sociale; ndikimit shoqëror mbi medien; perspektivës mediatike të njerëzimit në këndvështrim antropologjik etj. Një ndër të rejat që solli ky studim lidhet me intervistat gjysmë të struktuara në mjediset politike të vendit, çka tregon qartë “inercinë” e politikanëve shqiptarë kundrejt problemeve madhore të perspektivës evropiane të vendit.
Me krijimin e Fakultetit të Shkencave Mjeksore Teknike në UET (tetor 2019), jam angazhuar me kohë të plotë si titullar në mësimdhënien e lëndëve Anatomi I+II dhe në rekrutimin e studentëve të rinj. Pjesë e kontributit tim shkencor në këtë drejtim është përgatitja e monografisë “Tiparet epigjenetike në seritë eshtrore nga Shqipëria” që u botua nga UET Press në vitin 2020.
Për këto arritje akademike, në konkursin e zhvilluar nga Rektorati i UET-së më 17.12.2019, m’u dha Çertifikata e Mirënjohjes, si Pedagogu i vitit 2019, dhe titulli i lartë Profesor emeritus (më 22.12. 2019).
Po ashtu, për këto arritje shkencore në fushën e Antropologjisë dhe për ekspertiza profesionale me interes të veçantë publik, më 21 shkurt 2021 u nderova me Çmimin e Ekselencës “Fehmi Agani”, akorduar nga Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti “Fehmi Agani” i Gjakovës dhe nga Insituti i Studimeve Sociologjike (ISS) në Tiranë.
Prej vitit akademik 2022-2024 jam antar i Senatit në UET dhe nga prilli 2024 jam zgjedhur antar i Bordit të Besimit në UET.
Në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, jam caktuar antar i komisioneve të përhershme të Arkeologjisë dhe Antropologjisë pranë kryesisë së Akademisë së Shkencave më 7 qershor/ përkatësisht më 20 qershor 2024.
Për punën shkencore akademike, mësimdhënëse dhe në shërbim të opinionit publik të vendit jam dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit III (me dekretin nr. 7019, dt. 06.01.1986) dhe me titullin “Për merita të veçanta civile” (me dekretin nr. 11108, dt. 25.02.2019).
Biografi e shkurtër
KUALIFIKIMI AKADEMIK | FUSHA E STUDIMEVE DHE UNIVERSITETI |
Studime pasdoktorale dhe kërkim | Johannes-Gutenberg-Universität Mainz (RF e Gjermanisë),
bursist i fondacionit „Alexander von Humboldt“ (1991-1993) Profesor i Jashtëm në Universitetin e Ulmit/ RF e Gjermanisë (korrik 1995) Prof. Dr.: prill, 2013 Senior Research Fellow (nëntor 2013) Profesor Emeritus (dhjetor 2019).
|
Studime të Doktoratës | Kandidat i Shkencave (1982)/ Doktor i Shkencave (1991)
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kërkimeve Arkeologjike
|
Studimet e larta, Bachelor | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë (1967-1972)
|
Kurse të ndryshme specializimi | Kualifikime pasuniversitare në Kinë, Francë, Itali, Gjermani, Suedi dhe Austri mbi Antropologjinë e Aplikuar (1977-1992)
|
Me përvojë 55-vjeçare në kërkimin shkencor, 43-vjeçare në mësimdhënie në nivel (pas)universitar, 16-vjeçare si drejtues i projekteve lokale në fondacione politike dhe publike gjermane në Shqipëri, drejtues i 37 ekspeditave kërkimore në terren. Autor i 5 monografive kërkimore-shkencore; 3 teksteve akademike; 7 policy/ research papers; 58 artikujve të botuar në revistat shkencore të vendit dhe 10 artikujve shkencorë me faktor impakti, të botuar në revistat ndërkombëtare të specialitetit; pjesëmarrës me referate dhe kumtesa në 11 kongrese ndërkombëtare të Antropologjisë; 39 kumtesa në konferenca/ sesione shkencore brenda vendit dhe në 21 të tilla me pjesëmarrje ndërkombëtare (brenda dhe jashtë vendit, të organizuara nga katedrat/ departamentet e fakulteteve të UT-së, të UET-it, Qendrës/ Institutit të Kërkimeve Arkeologjike (QKA/ IKA) dhe nga seksionet e kulturës në rrethe të ndryshme të vendit); 28 parathënieve dhe reçensave të monografive/ artikujve shkencorë të autorëve vendas dhe të huaj; 112 udhëheqje/ oponenca/ kryetar dhe antar komisioni të disertacioneve doktorale, si dhe temave të diplomës në të tre nivelet e studimit (BA, MP, MND, MSH, Dokt.) në Universitetin e Tiranës/ Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe të Shkencave Sociale si dhe kryesisht në Universitetin Europian të Tiranës në 3 departamentet e tij (Shkenca sociale, Shkenca të Komunikimit, Shkenca Mjekësore Teknike); autor i 68 artikujve popullarizues në organet e shtypit dhe i 45 intervistave mbi probleme të Antropologjisë në radio dhe TV.
Fushat e ekspertizës
– Teoritë klasike dhe bashkëkohore në Antropologji; Impakti i tyre në treguesit social-kulturorë
– Normat dhe vlerat kulturore në shoqëritë në tranzicion; Rasti i Shqipërisë
– Evolucioni i sistemeve politike dhe ekonomike; Perspektivat alternative të kontrollit social
– Mënyrat e reja të komunikimit kulturor; Globalizimi dhe media
– Etnologjia
– Anatomia e Njeriut
– Antropologjia Mjekësore
Curriculum Vitae
General Information:
– Birthday: 17 June 1949 in Tirana
– Marital Status: married, two children
– Address: Rr. Fatmir Haxhiu, godina 2, shk. 5, ap. 38, Tirana
– Contacts: tel. +355 4 222 42 45 (home); Mobil 069 36 29 582 (private)
– E mail: [email protected]
Education: Faculty of Medicine / State University of Tirana (1967-1972).
Professional experience:
– Anthropologist, Archaeological Research Institute/ Albanian Academy of Sciences (1973-1995)
– Specialization in the Anthropological Institute, Academia Sinica, Beijing/ China (1977-1978)
– Candidate of Science, Institute of History, Archaeological Department/ Albanian Academy of
Sciences (1982)
– Post graduate qualifications in France, Italy, Germany, Sweden and Austria (1987-1992)
– Fellowship from “Alexander von Humboldt” Foundation (1991-1993)
– Research Master/ Prof. Assoc. (1994)
– Project manager, local office of “Konrad Adenauer” Foundation (1995-1997)
– Project manager, local office of „Friedrich Ebert“ Foundation (1998-2010)
– Dean of the Faculty of Social Sciences/ European University of Tirana (June 2011 December 2011)
– Member of the Council of Professors at EUT (June, 2013-2017)
– Member of the Editorial Board of the Review “Medicus” (UET, Tirana) (2020-)
– Member of the Senate at UET (14 October 2021-2024)
– Member of the Board of Trustees at UET (April 2024-)
– Member of the Permanent Kommissions of Anthropology and Archaeology at the Albanian Academy of
Sciences (2024-).
Degrees:
– Candidate of Science, Institute of History, Archaeological Department/ Albanian Academy of
Sciences (1982).
– Research Master/ Prof. Assoc. (1994).
– Visiting Professor at the University of Ulm, Germany (July, 1995).
– Visiting Professor at the University of Ulm, Germany (July, 1995).
– Prof. Dr. (April, 2013).
– Senior Researcher at EUT (September, 2013).
– Profesor emeritus (December 2019).
Research and academic activities:
– Author of five scientific monographs (1985, 1993, 2017, 2018, 2020) and of three universities
textbooks (1987, 2013, 2016)
– 68 scientific articles, published in national and international journals (10 with impact factor), 7 policy
papers, 27 recensions of monographs/ articles from Albanian and foreign authors, 19
mentorship of doctoral theses and 43 peer reviews in BA, MND, MP/MSH study cicles by the
University of Tirana and the European University of Tirana
– Participation in 11 International Congresses of Anthropology (1978 -1995), in 8 International
conferences held in Tirana (1982-2017) and in 35 scientific sessions in different regions of the
country (1977-2020).
Pedagogical activities:
– Part- time lecturer at the State University of Tirana, Faculty of Natural Sciences/ Department of
Biology and Genetics, Special Course (1983-1990)
– Part-time lecturer at the University of Tirana, Faculty of Social Sciences/ Departments of Sociology,
Social Work and Political Sciences (1985-2010) and Special MA-Course (2002, 2006)
– Part-time lecturer at the University of Tirana, Faculty of History and Languages, Special MA-Course
(1996-1997)
– Part-time lecturer at the University of Tirana, Faculty of Communication, Doctoral-Course
(1998-1999)
– Part-time lecturer at some private universities, such as “UFO” (2005), “Marin Barleti” (2007-2008),
“Justicia” (2008-2009) and ISSAF (2009-2010)
– Part-time lecturer at the Public University “Aleksandër Xhuvani” in Elbasan (2018-2019).
– Part-time lecturer at the Public University “Aleksandër Moisiu” in Durrës (2018-2019)
– Part-time lecturer at the Public University “Fan S. Noli” in Korça (2018-2024)
– Full time lecturer at European University of Tirana (UET), Departments of Social and Political
Sciences, Sciences of Communication and Faculty of Technische Medicine Sciences (2011-2024).
Participation in projects, member of anthropological associations and of boards of the scientific journals:
– Co- director of a bilateral and international scientific Project with Kosovo (1980)
– Member of the European Society of Anthropology (1982-1990)
– Scientific editor of the scientific journal “Iliria” (1982-1990)
– Secretary of the Albanian Archaeological Society (1988-1991)
– Member of the German Anthropological Society (1992-2005)
– Co-founder and secretary of the Albanian Anthropological Society (1995-1997)
– Member of the editorial Board of the scientific journal “Polis” (UET, 2011-2016)
– Member of the editorial Board of the scientific journal “Humanus” (2016-2017)
– Member of the editorial Board of the scientific journal “Medicus” (UET, 2020-2024).
Matter/ Lecture courses:
Introduction to Social and Cultural Anthropology (BA)
Anthropology of Social and Cultural Systems I+II (BA)
Ethnology (BA)
Human Anatomy I+II (BA)
Anthropology of Communication (MA)
Political Anthropology (MA)
Anthropology of the Law (MA)
Theories and Debates on Current Anthropology I+II (PhD).