Kerkimi Shkencor

UET në 10-Vjeçarin e Dytë

Në dekadën e tij të dytë UET synon të konsolidojë identitetin e universitetit si qendër e prodhimit të dijes në Shqipëri e të transformohet nga një institucion i arsimit të lartë i fokusuar në mësim- dhënienënjëinstitucionelitarkërkimor produkti kërkimor i të cilit kërkohet nga tregu dhe përmirëson në vazhdimësi mësimdhënien dhe eksperiencën studentore në UET`.Përtëarriturkëtë, kjo strategji detajon objektivat dhe instrumentat që dotë përdorë UET për të strukturuarpërparuar, standardizuar dhe ndërkombëtarizuar kërkimin shkencor.

Vizioni:
Në përputhje me synimin për përforcimin e ndërkombëtarizimit, zhvillimit të projekteve dhe kërkimit shkencor, si edhe në vazhdim të përvojës së suksesshme me iniciativën “Senior & Young Researcher”, UET ka përditësuar strategjinë e kërkimit shkencor për 2017-2020 e cila është aprovouar nga Senati Akademik. Kështu UET ka institutcionalizuar dhe përmirësuar një sistem të angazhimit, kontraktimit, matjes dhe vlerësimit të punës kërkimore shkencore të anëtarëve të personelit akademik në përpjekje për të përforcuar dimensionin e kërkimit shkencor në UET. Nëpërmjet kësaj strategjie UET synon shndërrimin në një qendër ekspertize në fushën e studimeve shoqërore, humane, juridike, ekonomike dhe teknologjisë së informacionit. Synim i mëtejshëm është kthimi i UET në një qendër ekselence që të japë produkt cilësor kërkimor me kontribut të rëndësishëm në planin kombëtar dhe me impakt rajonal. Këto synime, UET përpiqet t’i realizojë nëpërmjet bashkëpunimit me partnerë të besueshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kërkimi shkencor në UET është gjithashtu në funksion të rritjes cilësore të mësimdhënies e mësim-nxënies nëpërmjet ngritjes së kualifikimit dhe ekspertizës së stafit akademik, transferimit të arritjeve bashkëkohore në fushën e shkencës tek studentët si dhe përfshirjes së këtyre të fundit në veprimtari kërkimore.


Burimet:
Për të vënë në jetë vizionin e tij kërkimor, UET po ndërton dhe përmirëson në vazhdimësi një infrastrukturë të kërkimit shkencor, për t’i dhënë frymëmarrjen e duhur punës studimore të stafit akademik si dhe bashkëpunimit me institucione analoge nëpërmjet fondeve të akorduara nga institucionet publike, private dhe organizma të tjerë, brenda dhe jashtë vendit.Strategjia e Kërkimit Shkencor, dhe burimet e vëna në dispozicion për jetësimin e saj, pasqyron frymën/ filozofinë e realizimit të synimeve kërkimore të UET.
Specifikisht, për realizimin e projekteve kërkimore të stafif akademik UET vendos në dispozicion një të konsiderueshëm grant kërkimornga të cilat: (i) 85% e fondit për stafin akademik të brendshëm; (ii) 10% e fondit për stafin akademik të jashtëm – UET Research Visiting Fellows; (iii) dhe 5% për projektet kërkimore të studentëve të UET. UET synon që sistem i granteve për projektet kërkimore individuale të shërbejë për zhvillimin profesional, avancimin në sistemin e karrierës akademike në grada e tituj të stafit akademik, si edhe në rritjen e reputacionit të UET-it sa i takon kërkimit shkencor.


Strukturat Zbatuese:
Jetëzimi i Strategjisë së Kërkimit Shkencor 2017-2020 përbën një ndër projektet më të rëndësishme të universitetit e cila koordinuar nga Zv/Rektori për Shkencën, Metodologjinë dhe Cilësinë,  Zyra e Kërkimit Shkencor dhe Studimeve Doktorale si dhe Zyra e Projekteve dhe Partneriteteve.

 

Elvin Gjevori, PhD – Drejtor për Kërkimin Shkencor dhe Studimet Doktorale

Email: elvin.gjevori@uet.edu.al

Elvin Gjevori është politolog i cili fokusohet në studimin e demokratizimit, konsolidimit të institucioneve dhe tranzicioneve politike në vende me demokraci të brishta. Dr Gjevori është doktoruar për politikë në Dublin City University, Irlandë dhe studimet post-doktorale i ka kryer ne Malmo University, Suedi. Dr Gjevori ka botuar botuar një sërë punimesh shkencore mbi Shqipërinë në revista shkencore ndërkombëtare të rankuara si dhe librin  Democratisation and Institutional Reform in Albania. Në janar 2017 Dr Gjevori iu ribashkua skuadrës së UET si Drejtor i Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Studimeve Doktorale ku ai koordinon kërkimin shkencor dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit të UET.