Zv. Rektorët

PROF. DR. DRITA KRUJA – ZV. REKTORE PËR PROÇESIN MËSIMOR DHE KËRKIMIN SHKENCOR

Prof. Dr. Drita Kruja ka një karrierë akademike 23 vjeçare në Institucionet e Arsimit të Lartë brenda dhe jashtë vendit, ku ka mbajtur disa pozicione drejtuese si: Zv/Rektore, Kryetare e Këshillit të Administrimit të Universitetit, Dekane, Përgjegjëse e njësisë bazë, Kryetare e komisionit të dhënies së gradës “Doktor”, etj.

Ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ka përvojë kërkimore dhe mësimdhënie në shumë institucione akademike ndërkombëtare si: Universiteti i Bolonjës & Firences, Itali; Universiteti i Shkencave Sociale Roskilde, Danimarkë; Universiteti i Shkencave të Aplikuara Bocholt & Eberswalde, Gjermani; Universiteti Politeknik i Katalonjës, Spanjë; Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit i Pragës, Republika Çeke; Universiteti Corvinus & Obuda, Budapest, Hungari; Universiteti i Maribor, Slloveni; Kolegji Komunitar Sandhills; Universiteti i Pembroke, Universiteti i Karolinës Qendrore, Universiteti i Karolinës Lindore, SHBA, etj.

Ka qenë dhe është anëtare dhe drejtuese në shumë projekte kërkimore në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, si dhe ka botuar si autore e vetme dhe bashkautore tre libra universitarë, katër kapituj librash të publikuar nga Routledge, si dhe artikuj shkencorë në revista me faktor impakti.