• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
    • PROJEKTE AKTIVE
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET

Të ndryshme

UET HR Club/ Si po i transformon teknologjia profesionet e shkencave humane

  • Date 8 Tetor, 2021

[:sq]

UET HR Club/ Si po i transformon teknologjia profesionet e shkencave humane

“Si kanë ndikuar zhvillimet teknologjike në profesionet e shkencave humane”, ishte në fokus të forumit për burimet njerëzore të zhvilluar nga Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale me pjesmarrjen e përfaqësuesve dhe drejtuesve të bizneseve të ndryshme, disa edhe ish-studentë të UET.

Burimet Njerëzore janë një sfidë në të gjithë botën, ku nuk mund të përjashtohet edhe Shqipëria. Si shkak i këtyre sfidave Universiteti Europian i Tiranës ka zhvilluar forumin e përvitshëm UET HR Club, me drejtues të Burimeve Njerëzore të disa prej korporatave më të mëdha e si rrjedhojë edhe më të suksesshme në vend.

UET ka aktualisht 5 fakultete, duke mbuluar pothuajse të gjitha fushat profesionale. Po ashtu, ofrohen të treja programet e studimit dhe kjo sipas zv/rektores për Procesin Mësimor dhe Kërkimin Shkencor, Drita Kruja iu vjen ne ndihmë punonjësve të bizneseve për të rritur kualifikimin e tyre, duke ndjekur një program master apo doktoraturë, ose duke u bërë pjesë e trajnimeve të ndryshme që zhvillohen.

“Një mundësi e mirë bashkëpunimi për ne janë edhe shërbimet e konsulencës që UET mund të ofrojë për secilën nga kompanitë. Ne mund të ndihmojmë shumë mirë për planet e biznesit, për kërkimet e tregut, shërbime juridike, konsulencë financiare e kështu me radhë”, u shpreh Kruja.

Në kuadër të këtij forumi, Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale u mblodh për të diskutuar se si ndikon teknologjia në zhvillimin e shkencave humane dhe të profesioneve të ndryshme, që kanë lidhje me edukimin, komunikimin apo artet.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane Edukimit dhe Arteve Liberale në UET, Belina Budini tha se tashmë fakulteti ka nënshkruar mbi 30 marrëveshje me partnerë bashkëpunimi dhe se synimi është që ky rrjet të zgjerohet.

“Ne kemi themeluar dhe nënshkruar marrëveshje me mbi 30 partnerë tani si fakultet, por synojmë ta zgjerojmë rrjetin e bashkëpunimeve dhe të mos mbesë vetëm në letër, pra në instancë formale, dëshirojmë ta aktiviziojmë atë rrjet që është krijuar tashmë dhe ta përforcojmë, ta konkretizojmë me nisma sa më të dobishme për ju edhe për ne”, u shpreh Budini.

Zhvillimet tekonologjike në epokën dixhitale janë shumë të lidhura me profesione të ndryshme dhe këtë më së miri e vuri në dukje panedmia.

Gjatë vitit 2020, njerëzit në gjithë botën rritën përdorimin e teknologjisë. Njerëzit po përdorin teknologjinë si kurrë më parë, për punë, shkollë dhe vizita tek mjeku.

Për mirë a për keq, ky vit ofroi mundësinë për të parë nëse teknologjia mund të luajë rol edhe më të madh në jetët e njerëzve.

“E kemi lidhur me zhvillimet teknologjike në epokën dixhitale, por të lidhura me profesionet tona, që janë një gamë e gjerë profesionesh dhe që teknologjia na prek të gjithëve. Konteksti i pandemisë e ilustroi që tenkologjia na prek të gjithëve, edhe ne që jemi shkenca humane”, u shpreh Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në UET.

Drejtori i Marketingut tek “Posta Shqiptare”, Gjergj Hamiti dha një mesazh për studentët duke iu sugjeruar të specializohen në një fushë të caktuar, ndërsa theksoi se sot hasim problematika të mëdha edhe nga pikëpamja se si tregu dhe kapitali njerëzor janë të formuar.

“N.q.s ne mund të jemi të bashkuar përsa i përket investimit, trajnimit dhe edukimit të të gjithë tregut dhe të gjithë segmentit të tregut mund ta ndryshojmë shumë shpejt mentalitetin tonë”, tha Hamiti.

Më tej ai tregoi lehtësirat të cilat vijnë për shkak të teknologjisë, ndërsa theksoi se pandemia përshpejtoi proceset teknologjike në Shqipëri.

“Ajo që bëri pandemia ishte se përshpejtoi proceset e teknologjisë dhe e futi Shqipërinë në një treg global, në kuptimin që konsumatori u edukua më së shumti. Minimalisht në tregjet tona e ka përshpejtuar procesin me tre vjet. Përpara dhjetë vitesh nuk e di se sa persona përdornin karta krediti, sot të gjithë e kanë dhe të gjithë duan ta përdorin. Sot kemi filluar me aplikacione si psh. “Posta”, shërbime që do t’iu duheshit t’i bënit nëpër zyra mund t’i bëni që nga celulari juaj”, vijoi më tej.

Ai ndau gjithashtu edhe disa fakte interesante të një studimi, i cili tregonte se cilat do të ishin disa nga profesionet e reja të 10 viteve të ardhshme, në fushën e marketingut.

Këshilltari i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Jonid Jorgji iu ofroi gjithashtu mundësinë studentëve që të jenë pjesë e intershipeve që bashkia zhvillon.

“Jam iniciues dhe dirigjues i shumë intershipeve dhe është mirë që të ketë bashkëpunime më universitetin. U bë viti i dytë që ndjekim 6-7 praktika për studentët“, u shpreh ai.

Të gjithë të pranishmit, përfaqësues të bizneseve private, apo edhe të institucioneve të ndryshme shtetërore që kanë lidhje me edukimin, artet apo edhe komunikimin theksuan rëndësinë e teknologjisë në ditët e sotme, jo si më e mira e mundshme, por si një domosdoshmëri tashmë në jetën dhe punën e gjithësecilit.[:en]

Të gjithë të pranishmit, përfaqësues të bizneseve private, apo edhe të institucioneve të ndryshme shtetërore që kanë lidhje me edukimin, artet apo edhe komunikimin theksuan rëndësinë e teknologjisë në ditët e sotme, jo si më e mira e mundshme, por si një domosdoshmëri tashmë në jetën dhe punën e gjithësecilit.

 [:]

  • Share:
admin

Previous post

UET HR Club/ Largimi i profesionistëve, faji i biznesit apo problemi i tregut?
8 Tetor, 2021

Next post

Presidenti i UET: Si Shqipëria mund të kapë trenin e ekonomisë së re
9 Tetor, 2021

You may also like

HHA_2300
UET i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” ish- presidentit Alfred Moisiu, burrështetas dhe model për politikën
9 Maj, 2025
HHA_1338
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në FORUMET UET: Bujqësi me kontratë për të prekur tregun e BE-së
9 Maj, 2025
4R1A8874
Promovohet INGENIOUS 5/1- Ndërthurja e teknologjisë me produktin dhe një role model si Gentjan Zotaj
8 Maj, 2025

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve

Celular

+355682016616

+355689037765

Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

Celular

+355682016616

+355689037765

Email

[email protected]

Rezervo aktivitetin tënd

Facebook-f

Instagram

Linkedin

Email

[email protected]

Rezervo aktivitetin tënd

Facebook-f

Instagram

Youtube

Twitter

© Copyright 2023 UET