• STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • STUDENTËT NDËRKOMBËTARË
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • MASTER POSIG
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • REKTORI I UET
      • FJALA E REKTORIT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • INFRASTRUKTURA FIZIKE
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • PUBLIKIMET SHKENCORE
      • ARTIKUJT MË TË CITUAR
    • SHKOLLA SEZONALE
    • PLANI I BARAZISË GJINORE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • BORDI I ADMINISTRIMIT
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • NDËRKOMBËTARIZIMI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • PRESIDENTI I ALUMNI
  • sq
    • en_US

Aktivitete

Më shumë se një festë, domethënia e një diplome përmes rrëfimit të tre studenteve të UET

  • Date 22 Korrik, 2026

Më 9 korrik, Universiteti Europian i Tiranës diplomoi brezin e 18-të të studentëve të ciklit bachelor. Rreth 500 studentë hodhën kapelat në Pallatin e Kongreseve dhe festuan me familjarët e tyre përmbylljen e një etape të rëndësishme të jetës, e cila do të shënjojë rrugëtimin e tyre profesional dhe më gjerë.

Në atë që duket thjesht një moment ceremonial e festiv, zbulohen qindra histori dhe rrëfime, të përshkuara nga përjetime të larmishme: nga gëzimi te krenaria, malli, mungesa e deri te nostalgjia. Mes atyre qindra syve fshihet një histori po aq homerike sa në rrëfimet e lashta, e cila do të kërkonte kohë dhe vëllime të tëra për t’u rrëfyer.

Mes tyre kemi shkëputur tre rrugëtime të ndryshme, të cilat i bashkon një element i përbashkët: ndjekja e ëndrrës. Është ëndrra, filli i Ariadnës, që e shtyu Ilva Velin të ndiqte një fakultet të dytë, e riktheu Geisi Ramobanajn në auditor pas shumë vitesh dhe e ndihmoi Evgjeni Buçkën të zgjidhte mes disa mundësive atë që e konsideronte më të “shenjtën”. Janë rrëfime që na kujtojnë se pas çdo arritjeje ka shumë dashuri, këmbëngulje dhe sakrifica, të shpërblyera në mënyrën më të bukur.

Ilva Veli, nëna që ndau diplomimin me vajzat e saj binjake

Të pavetëdijshme për shumëçka, e sidomos për atë që po ndodhte, Aila dhe Aiza bënë parakalimin më të lakmuar. Atë që shumë njerëz e kremtojnë si arritjen më të rëndësishme dhe krenarinë e jetës. Me kapelat bojë qielli në kokë, gjysmë përgjumësh, ngjeshur në kraharorin e nënës së tyre, ato u ngjitën në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Me qetësinë stoike, binjaket 3 muajshe, shpërblyen nënën e tyre dhe sakrificat e saj për të finalizuar studimet. Për Ilva Velin, ngjitja në skenë me vajzat e saj ishte një emocion i papërshkueshëm dhe momenti më i bukur i asaj dite.

“Vendosa t’i merrja vajzat e mia në ceremoninë e diplomimit sepse ato janë pjesë e pandashme e këtij rrugëtimi. Ato kanë qenë motivimi im më i madh dhe arsyeja për të vazhduar përpara edhe në momentet me sfiduese.”

Ndjekja e studimeve në programin Inxhinieri Informatike ishte realizimi i një ëndrre të kahershme. Ndjekja e universitetit të parë në programin Mami e Përgjithshme nuk ia  zbehu këtë dëshirë fëmijërie.

“Besoj, dhe e vërtetova, që nuk është kurrë vonë për te ndjekur pasionin dhe për të investuar tek vetja”, thotë Ilva.

Investime dhe realizime të tilla kanë koston e tyre, materiale, fizike dhe psikologjike. As për të nuk ishte e lehtë. Iu desh të bënte dy punë gjatë periudhës së studimeve. Netë të tëra largoi gjumin për të përmbyllur projektet apo për t’u përgatitur për provimet e së nesërmes.

“Ka pasur shumë sakrifica dhe lodhje por dëshira për ta përfunduar këtë program ka qenë gjithmonë me e madhe se çdo vështirësi.”

Surpriza e vërtet erdhi në vit të tretë të studimeve, kur mori vesh lajmin për shtatzëninë dhe ardhjen e binjakeve. “Ishte dhurata më e bukur”, thotë Ilva. Pritja e ëmbël e bëri edhe më sfiduese periudhën e studimeve. Në përpjekjen për të vendosur balancën midis angazhimeve akademike, atyre profesionale dhe kushteve shëndetësore, nuk gjeti hapësirë asnjë fije dyshimi për t’u larguar nga studimet dhe ëndrrat. Fati i saj i madh ishte mbështetja pa kushte nga familja.

“Si familja ime, ashtu edhe familja e bashkëshortit, kanë qenë gjithmonë pranë meje duke më ndihmuar në çdo hap. Pa mbështetjen e tyre ky rrugëtim do të kishte qenë shume më i vështirë.”

Këtë diplomë, Ilva nuk e konsideron vetëm si arritje personale. “Ajo është simbol i dashurisë, mbështetjes dhe sakrificave të gjithë familjes sonë”, thotë ajo, me shpresën që historia e saj të frymëzojë çdo grua dhe nënë, që të mos heqë dorë nga ëndrrat e saj.

Rikthyer në auditor pas disa vitesh, Geisi Ramobanaj: Ëndrrat nuk kanë afat

Sytë e saj ishin drejt skenës, por mendja jo. Ajo fluturonte tjetërkund. Endej mes dhjetëra kujtimeve të së kaluarës. Kraharori zgjerohej nga emocionet dhe sytë mbanin lotët nga krenaria. Dhjetëra mendime gjetën vrullshëm rrugën në ato dy orë të ceremonisë së diplomimit.

“Më kaloi para syve çdo copëz e jetës sime”, thotë Geisi Ramobanaj, diplomuar në programin Menaxhim Biznesi.

Nuk e ka aspak të lehtë të flasë dhe të tregojë rrugëtimin e saj jetësor, të përshkruar nga lumturia, po aq sa nga sfidat dhe humbjet.

“Më kujtohej dita kur u detyrova të ndërprisja studimet, sepse duhej të punoja. Duhej të ndihmoja mamanë time. Ishim katër gra që duhej t’ia dilnim me çdo kusht, pasi babai ynë ishte larguar nga kjo botë. Humbëm gjysmën tonë më të mirë, njeriun që kujdesej për ne në çdo detaj. Familja që dikur ishte më e lumtura, po përjetonte dhimbjen më të madhe të jetës”, tregon Geisi.

Vite më vonë, fati do të godiste sërish, po kaq dhimbshëm për familjen, me largimin e nënës nga kjo jetë. “Mendova se ishte fundi i tunelit. Ishim shumë të lidhura me të dhe nuk e imagjinoja dot jetën pa të.”

“Nga vuajtja kanë dalë shpirtrat më të fortë; karakteret më masive janë të djegura me plagë”, do të shkruante një shekull më parë poeti Kahlil Gibran. Dhimbja nuk largohet kurrë. Njeriu mëson të jetojë me të. “Ka sekonda kur shpirti të qan edhe pse buzëqesh. Por unë e ndiej çdo ditë që prindërit e mi janë pranë meje dhe dy motrave të mia”, thotë Geisi.

Përjetime të tilla mund të jenë shpesh pjesë e përditshmërisë e saj, por forca dhe dashuria i morën frenat e jetës. Pas shumë vitesh, ato e rikthyen në auditor për të mbyllur studimet dhe për të realizuar një ëndërr. Sepse siç thotë Geisi,” ëndrrat nuk kanë afat. Ato mund të realizohen në çdo kohë. E rëndësishme është të mos reshtni së besuari te vetja”.

Asgjë nuk ishte e thjeshtë. Angazhimi i saj mëmësor e shpërqendronte dhe nuk i linte mjaftueshëm kohë për provimet dhe detyrimet akademike. Por nga ana tjetër, prania e dy fëmijëve ishte edhe një kujtesë, se nuk duhej të dorëzohej dhe as të hiqte dorë.

“Rruga ime ka pasur lot, humbje, sakrifica dhe shumë pengesa. Por gjithashtu ka pasur dashuri, besim dhe njerëz që më kanë mbajtur në këmbë.”

Ashtu siç e kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit, ashtu ishin të pranishëm edhe atë mbrëmje. E ndërsa bashkëshorti, dy fëmijët dhe motra ishin pranë saj në sallën e Pallatit të Kongreseve, motra tjetër nga jashtë Shqipërisë, ishe pranë me çdo telefonatë, foto apo video.

“Gjatë gjithë ceremonisë ndieja praninë e prindërve të mi. Dhe mendova: më në fund u realizua ëndrra ime, por edhe ëndrra e tyre. Shpresoj që nga lart ata të jenë krenarë për mua. Më pëlqen të besoj se tani zemrat e tyre janë pak më të qeta.”

Mbrëmja u bë edhe më e veçantë, kur gjatë ceremonisë emri i saj u thirr në sallë për t’i uruar ditëlindjen. “Nuk mund të kërkoja një dhuratë më të bukur”, thotë më tej.

Për të kjo diplomë është simbol i këmbënguljes dhe besimit të njerëzve që i qëndruan pranë dhe e mbështetën. Në listën e gjatë zënë vend familjarët dhe miqtë, me në krye prindërit e saj. “Faleminderit mami dhe babi. Kjo diplomë do të jetë gjithmonë edhe e juaja”, shton Geisi.

Evgjeni Buçka, ekselentja që “dashuron” profesionin

Kur plotësoi formularin për zgjedhjen e programit të studimeve, në 2023-shin, midis 10 preferencave vendosi Financën dhe Inxhinierinë e Ndërtimit. I dolën të gjitha degët, por tashmë ajo e kishte të qartë çfarë dëshironte. “Janë ca profesione që nuk i pëlqej. Nuk doja të shkoja me zor”, thotë Evgjeni Buçka, studentja e sapo diplomuar për Imazheri në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.

“Është një profesion që do ta bësh gjithë jetën, nuk është një vendimmarrje sot për nesër”, shton më tej. E ndërsa programin e studimit dhe profesionin e së ardhmes e kishte të qartë, për zgjedhjen e universitetit ndikuan prindërit. Ishin ata që e nxitën për të studiuar në Universitetin Europian të Tiranës, nën influencën e kushërirës së saj, e cila vijonte studimet në këtë universitet dhe ndante eksperiencën më të mirë.

“Jam e kënaqur me pedagogët, sistemin e bursave dhe gjithçka kam gjetur këtu, kështu që i them faleminderit mamit dhe babait që më bindën për të bërë këtë zgjedhje”, thotë Evgjenia.

Ajo ka qenë gjithmonë ekselente. Si e tillë e mbylli edhe këtë cikël studimesh bachelor, ndërsa pret të nisë studimet master, po në UET. Si studentja me mesataren më të lartë në fakultet, u përzgjodh për të folur në Ceremoninë e Diplomimit. Rrëfen se e priste telefonatën për t’ia komunikuar këtë gjë. Duke i njohur arritjet e kolegëve, Evgjeni thotë se shumë prej tyre janë studentë të mirë, por po priste notën e diplomës për të ndarë qartazi rezultatin.

Reagimet e marra para komisionit të mbrojtjes, e kishin bërë të ndjehej optimiste se do të vlerësohej maksimalisht. Kjo edhe për shkak të tematikës së përzgjedhur dhe angazhimit të saj për të realizuar në Shqipëri një studim mbi parimin Alara, parimi i sigurisë i cili parashikon se ekipet e imazherisë duhet të përdorin rrezatim të mjaftueshëm për të marrë një imazh të qartë.

“Realizova një pyetësor me 56 teknikë pothuajse nga e gjithë Shqipëria, nga Shkodra në Sarandë”, tregon më tej Evgjenia. Përveç studimeve, ajo ka zhvilluar vazhdimisht praktikat profesionale, duke filluar prej vitit të dytë të studimeve. Prej muajit janar zhvillon praktikën në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. “Vetëm në spitale e ndjej që jam vetvetja”, thotë me të qeshur.

  • Share:
Luiza Pinderi

Previous post

UET diplomon brezin e 18-të bachelor, arritje dhe krenari në prag të 20-vjetorit
22 Korrik, 2026

You may also like

IMG_7868.JPG
UET diplomon brezin e 18-të bachelor, arritje dhe krenari në prag të 20-vjetorit
12 Korrik, 2026
2S3A0833
Institucionet dhe industria në UET/ Forum për programin AMT dhe përgatitjen e gjeneratës së ardhshme të aviacionit
6 Korrik, 2026
2S3A0398
Harvardi flet shqip, studentët dhe pedagogët e universitetit amerikan vijnë në UET
30 Qershor, 2026

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve
  • Doktoraturë



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616
+355689037765



Email

[email protected]



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin




Youtube



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Email

[email protected]



Celular

+355682016616
+355689037765



International Students

E-mail : [email protected]
Mob: +355 68 809 0986



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook




Instagram




Linkedin




Youtube

© Copyright 2025 UET

Politikat e privatësisë