• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Trajnimet që riorganizojnë universitetet[:]

  • Date 30 Mars, 2019

[:en]

Trajnimet që riorganizojnë universitetet

Universiteti Europian i Tiranës ka zhvilluar për katër javë me ekipin drejtues një sërë seminaresh trajnuese në fokus cilësinë e procesit akademik

Institucionet e arsimit të lartë shpeshherë ndodhen në betejë me zhvillimet sociale, ekonomike, teknologjike dhe madje kulturore. Në mes të të gjitha këtyre sfidave, këto institucione janë të prirura për t’iu përmbajtur kërkesave që ka tregu i arsimit të lartë, duke përfshirë diversitetin dhe ndryshimet ekonomike dhe për më tepër ato teknologjike për përgatitjen e studentëve për një treg tashmë global.

Përballë kërkesave në rritje, universitetet duhet gjithashtu të rekrutojnë dhe mbajnë studentët, si dhe të tejkalojnë rezultatet e pritshme për normat e diplomimit. Në këto kushte shpeshherë lind nevoja që universitetet të riorganizohen dhe të krijojnë forma të ndryshme zhvillimi për pedagogët e tyre, siç janë workshop-et, seminaret etj. Si ristrukturimet ashtu edhe zhvillimet e mëtejshme profesionale, sjellin energji dhe ide të reja, të cilat i shkojnë krah për krah të gjithë procesit akademik, i cili mësimdhënien nuk e ka vetëm në auditor, por edhe në forume, seminare, workshop-e me lektorë të ftuar nga bota e biznesit, komunikimit, arteve, inxhinierive etj.

UET, mësim i vazhdueshëm jo vetëm për studentët

Suksesi i arsimimit përkthehet në të mira financiare, në vlera të pasurive të patundshme, si edhe në të mirën e përgjithshme të komunitetit. Nëse pyet një prind se çfarë do për fëmijët e tij, me shumë mundësi do të përgjigjet se edukimi cilësor është shqetësimi primar, duke filluar që nga shkolla fillore e deri në universitet. Kërkimet konfirmojnë se një nga faktorët më të rëndësishëm që kontribuon në suksesin e formimit të një studenti është cilësia e mësimdhënies. Është e domosdoshme për një lektor të jetë në përmirësim të vazhdueshëm të vetes, në mënyrë që t’u përgjigjet kërkesave gjithnjë e më në rritje për një edukim cilësor, që vijnë si nga prindërit ashtu edhe nga vetë studentët. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i pedagogëve, që përfshin formimin e mëtejshëm akademik apo ndjekjen e trajnimeve që kanë në fokus mësimdhënien janë ndër strategjitë më të mira dhe të efektshme për të siguruar një ofertë akademike cilësore nga ana e universiteteve, në mënyrë që të plotësohen pritshmëritë për standarde të larta. Ky zhvillim profesional nuk duhet të ngelet vetëm në kuadrin e përmirësimit individual, por duhet të përfshijë edhe tërësinë e ekipeve akademike, në mënyrë që të sigurohet një sukses në auditor që do të çojë rrjedhimisht edhe në një sukses të studentëve në përballjen me tregun e punës. Kur potenciali për t’u zhvilluar më tej si nga aspekti profesional ashtu edhe pedagogjik përdoret efektivisht, të gjithë aktorët e këtij kooperimi mbeten të kënaqur, duke filluar nga prindërit, te studentët dhe te vetë akademia. Ndaj ky avancim në dije dhe përgatitje duhet parë me prioritet dhe duhet të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes, si nga individët ashtu edhe nga universitetet, pasi pasojat janë pozitive për të gjithë komunitetin.

Në arsimin e lartë, hulumtimet kanë treguar se cilësia e mësimdhënies është një nga faktorët më të rëndësishëm në ngritjen dhe arritjet e studentëve. Në mënyrë që profesorët e fakulteteve të jenë sa më e efektivë që është e mundur, ata vazhdimisht zgjerojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të zbatuar më optimalen në mësimdhënie.

Duke iu referuar përvojave të universiteteve perëndimore, në Universitetin Europian të Tiranës zhvillohen çdo vit trajnime të veçanta, që kanë në fokus pedagogët dhe mësimdhënien. Në këto trajnime marrin pjesë të tria kategoritë e pedagogëve: pedagogët e rinj, që janë kryesisht doktorantë, pedagogët e nivelit të mesëm nga pikëpamja e eksperiencës dhe gradave, që janë doktorë dhe pedagogët e kategorisë së tretë, profesorë doktorë, që janë më me tepër eksperiencë.

Trajnimet tashmë të përvitshme në UET synojnë aftësimin e pedagogëve për t’u përshtatur me metodat më të reja të mësimdhënies dhe aftësimit të pedagogëve që përdoren sot në universitetet më të mira. Duke iu përshtatur kësaj praktike të suksesshme në shkollat më prestigjioze në botë, ku stafet pedagogjike bëhen në vazhdimësi pjesë e trajnimeve për mësimdhënie, UET trajnon stafin e vjetër pedagogjik dhe stafin e ri që do të rekrutohet për t’u punësuar pranë këtij universiteti dhe në fund i pajis ata dhe me certifikata.

Presidenti i UET-it, Prof. Dr. Adrian Civici, thotë se trajnimi është shumë i rëndësishëm për të krijuar modelin e pedagogut të ri, pedagogut që kërkon universiteti i sotshëm. “Një pedagog i mirë e cilësor duhet të dijë në radhë të parë të ndjekë vetë evolucionin e dijes e jo vetëm njohuritë e disa librave që lidhen me lëndën e ngushtë që jep. Duhet të ketë metodologjinë e mënyrës më të mirë të transmetimit të kësaj dijeje te studentët, duke mos synuar që e ka kokën të mbushur plot me informacion, por një student që është i aftë të mendojë, arsyetojë dhe të jetë aktiv. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh një kërkesë, mund të thosha deri diku edhe një presion publik mbi kërkimin shkencor në Shqipëri, nuk duhet mjaftuar vetëm me një kërkim shkencor të përgjithshëm, por duhet të jetë një kërkim shkencor aplikativ dhe shumë i bazuar në problematikën shqiptare që ndihmon konkretisht zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë të vendit”, u shpreh ai.

Ristrukturimi i universiteteve, nevoja për ide të reja

Universitetet kalojnë në proces ristrukturimi, me qëllim që sinergjitë e reja mes fakulteteve, stafit dhe studentëve të avancojnë më tepër drejt rezultatit përfundimtar, që është cilësia e edukimit.

Gjithashtu, institucionet e arsimit të lartë nuk riorganizohen vetëm në burime njerëzore, por edhe strategjikisht, duke shtuar oferta në fusha me kërkesë të lartë në tregun e punës, si dhe duke zgjeruar mundësitë e lëndëve, në mënyrë që të tërheqin më shumë studentë.

Pas më shumë se dymbëdhjetë vitesh kontribut në historinë e arsimit të lartë shqiptar, UET vjen i reformuar, me një ristrukturim dhe “zgjerim” të ofertës së tij akademike. Arsyeja e këtyre ndryshimeve është pikërisht dëshira për të qenë gjithnjë në rrokje të zhvillimit dhe cilësisë. Rikonceptimi i programeve aktuale të studimit, si dhe shtimi i dy fakulteteve të reja, është hapi i radhës që ky universitet ka ndërmarrë për të sjellë pranë studentit të tij më tepër cilësi.
Tashmë fakultetet e UET-it janë pesë, ku tri fakulteteve të mëparshme u janë shtuar dhe dy të tjera, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës. Në këtë mënyrë, me një plotësim kuadri thuajse të plotë të fushave dhe disiplinave, Universiteti Europian i Tiranës, mund të quhet “polivalent”. Krijimi i një hapësire të tillë e shndërron atë në universitetin e të gjithëve, ku mundësitë janë të shumta për shumëkënd. Trendet e zhvillimit të tregut të punës të ditëve të sotme kërkojnë individë të aftë, të përgatitur profesionalisht dhe multifunksionalë. Si një universitet që ecën përkrah inovacionit UET vjen me një filozofi të përditësuar, kërkesës për dije komplekse i përgjigjet me një ofertë universitare komplekse. Dije që plotësojnë njëra-tjetrën dhe studentë që gjejnë gjithçka në mënyrë cilësore. UET i dekadës së dytë është pikërisht UET i kësaj dije cilësore, i kësaj dijeje polivalente, ku studenti shqiptar, i cili në shumë raste është i shqetësuar për standardin e universitetit, për mundësinë për t’u shkolluar në Shqipëri, gjen në UET një cilësi tjetër, një pritje tjetër, një dashamirësi tjetër, mbi të gjitha një përgjegjshmëri tjetër, të një universiteti të ngjashëm me kolegët e tij më të mirë perëndimorë apo dhe të vendeve të tjera të botës.

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Diskutimi në UET: Universitetet, rol kyç në përballimin e sfidave të administrimit publik[:]
30 Mars, 2019

Next post

[:en]Dita e parë në Akademi/ Sfidat e një mjeku në mësimdhënie[:]
30 Mars, 2019

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
koc-university
Thirrje për aplikime: Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ Koç University
13 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET