• STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US
0682016616
[email protected]
UET UET
  • STUDIO NË UET
    • TARIFE PREFERENCIALE
    • DIPLOMË PROFESIONALE
    • BACHELOR
    • PROGRAME TË INTEGRUARA
    • MASTER PROFESIONAL
    • MASTER I SHKENCAVE
    • MASTER I ARTEVE
    • MASTER FINTECH
    • DOKTORATURA
    • PËR PRINDËRIT
  • STAFI AKADEMIK
    • FJALA E PRESIDENTIT
    • REKTORI I UET
    • ZV. REKTORËT
    • ADMINISTRATORI I UET
    • DEKANËT
    • PËRGJEGJËSIT E DEPARTAMENTEVE
    • ORGANIKA
      • FAKULTETI I EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
      • FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE
      • FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMI DHE ARTET LIBERALE
      • FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS E ARKITEKTURËS
      • FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
  • TË REJAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • STRATEGJIA
    • PROGRAMI I MADH KËRKIMOR
    • REVISTAT SHKENCORE
    • KONFERENCA
    • SHKOLLA SEZONALE
  • PROJEKTE DHE PARTNERË
    • INTERNATIONAL
      • NEWS
      • OUTGOING STUDENTS /STUDY ABROAD
        • INTER INSTITUTIONAL AGREEMENT
        • INTERNATIONAL DEGREES
      • INCOMING STUDENTS / STUDY AT EUT
    • PROJECTS
      • ACTIVE PROJECTS
      • COMPLETED PROJECTS
  • RRETH UET
    • FAKTE DHE SHIFRA
    • STATUTI
    • MISIONI DHE VIZIONI
    • PUNËSIMI NË UET
    • MUNDËSI PUNËSIMI DHE INTERNSHIP
    • RAPORTE VLERËSIMI
  • SHËRBIME
    • SEKRETARIA MESIMORE
    • KËSHILLIMI I KARRIERËS
    • TUTORIATI
    • KLUBET STUDENTORE
    • KËSHILLI I STUDENTËVE
    • ALUMNI
      • FJALA E PRESIDENTIT
  • sq
    • en_US

Aktivitete

[:en]Diskutimi në UET: Universitetet, rol kyç në përballimin e sfidave të administrimit publik[:]

  • Date 29 Mars, 2019

[:en]

Diskutimi në UET: Universitetet, rol kyç në përballimin e sfidave të administrimit publik

Kjo tryezë diskutimi vjen me qëllim forcimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit mes aktorëve publikë, jopublikë në territor dhe akademisë për të siguruar shërbime më cilësore për qytetarët shqiptarë

Elda Dedja

Ndërtimi dhe forcimi i urave të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet aktorëve publikë dhe jopublikë në territor dhe akademisë, për të siguruar shërbime më cilësore për qytetarët shqiptarë, ka mbledhur në një tryezë diskutimi pedagogë dhe studentë të UET, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, drejtues të administratës publike, drejtues të Bashkisë së Tiranës, si dhe ekspertë të së Drejtës Publike. Takimi u zhvillua në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës ditën e djeshme, një organizim i iniciuar nga Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut UET. “Aktorët në territor për të përballuar sfidat e Administrimit Publik në shekullin e ri”, ishte tema që bëri bashkë ekspertët në diskutim duke analizuar situatën aktuale në vend, duke parashtruar perspektivat për të ardhmen, si dhe sugjerimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike.

Vizioni për të ardhmen e administratës publike
Kjo tryezë diskutimi vjen me qëllim forcimin dhe harmonizimin e sinergjisë midis aktorëve publikë, jopublikë dhe akademisë për të realizuar një sërë objektivash që lidhen me administratën publike dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët shqiptarë.
“Kjo tryezë, krahas qëllimit kryesor, ndërtimit dhe forcimit të urave të komunikimit dhe bashkëpunimit, kërkon ndër të tjera realizimin e disa objektivave praktikë, duke filluar që nga identifikimi i problemeve kryesore të administratës publike në momentin e sotëm, sepse dihet që detyrimi për të forcuar kapacitetet e administratës publike mbetet një nga “detyrat e shtëpisë” për qeverinë shqiptare përballë axhendës së integrimit në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, kjo çështje është edhe më e rëndësishme në kuadrin e reformës territoriale, e cila gjithnjë e më shumë i jep kompetencat pushtetit lokal, të cilat nuk do të mund të realizohen asnjëherë nëse administrata publike nuk do të jetë e pajisur me kapacitetet e duhura për të realizuar detyrat në rritje të saj. Gjithashtu duam të hapim rrugën dhe për një objektiv tjetër, të kuptuarit se cilat janë mundësitë reale të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe institucioneve të tjera, me qëllim që akademia t’u përgjigjet gjithnjë e më mirë nevojave të administratës publike, si edhe aktorëve të tjerë”, është shprehur Prof. Asoc. Dr. Arlinda Ymeraj, lektore në Departamentin e Menaxhimit dhe Marketingut në UET, e cila së bashku me Elena Kokthi PhD ishin iniciatore për zhvillimin e këtij aktiviteti.
Zgjidhja e kësaj problematike paraqet një sfidë për të gjithë aktorët në vend, ku akademia ka rolin e saj në analizën dhe propozimet për përmirësimin e situatës. Administratori i UET, Prof. Asoc. Dr. Arbi Agallëku, u shpreh se kjo tryezë merr përsipër të trajtojë një çështje me rëndësi për të gjithë qytetarët e vendit, duke theksuar bindjen se aktivitete të tilla rrisin ndërgjegjësimin dhe presionin ndaj të gjithëve për të pasur rezultate më të mira.


Debati në këtë seminar ka qenë mjaft dinamik, ku të ftuarit me prezantimet dhe diskutimet e tyre kanë shpalosur një sërë sfidash në përmirësimin e administrimit publik.
Znj. Elisa Mezini, drejtoreshë e Drejtorisë së Administrimit të Brendshëm në Departamentin e Administrimit, Transparencës dhe Antikorrupsionit pranë Kryeministrisë, ka folur mbi sfidat e administrimit publik, në strategjinë e qeverisë shqiptare. Ajo ka folur mbi disa nga çështjet kryesore të administrimit publik, që përfshijnë llogaridhënien, ofrimin e shërbimeve, menaxhimin e financave publike, zhvillimin dhe koordinimin e politikave.
Ndërkohë znj. Edlira Hoxhaj, drejtuese programi pranë OSBE, ka trajtuar problematikën e rritjes së kapaciteteve të administratës publike, për të rritur efektivitetin e luftës ndaj korrupsionit, informalitetit dhe krimit të organizuar.
Për sa i përket rritjes së kapaciteteve të administratës dhe cilësisë së shërbimeve publike ndaj qytetarit, e ftuar për diskutim ka qenë znj. Suela Kusi, eksperte në Administratën dhe Shërbimet Publike. Ndër të tjera ajo ka prezantuar dhe vizionin afatgjatë të ofrimit të shërbimeve në mënyrë elektronike, me qëllim eliminimin e korrupsionit, burokracive të tepërta, si dhe kursimin e kohës dhe përmirësimin e cilësisë në shërbim.
Mbi reformën territoriale, aktorët në territor dhe fuqizimin e pushtetit lokal, ka folur z. Olaf Haub, ekspert për zhvillimin rural, përfaqësues i Bashkisë së Tiranës, i cili ndër të tjera ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje.
Për të diskutuar mbi harmonizimin e sinergjisë mes akademisë dhe politikëbërësve, për t’iu përgjigjur sfidave të administrimit publik, ishte e ftuar prof. dr. Evis Alimehmeti, përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike, UT, Fakulteti Juridik.
Ndërkohë që administrimi publik në UET, si dhe konceptimi, reformimi dhe përgjigjja ndaj nevojave në rritje të institucioneve, kanë qenë tema të trajtuara nga Prof. Dr. Ermira Qosja, zv.rektore e UET, si dhe Prof. Asoc. Dr. Roland Lami, përgjegjës i Departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara.
Dy nga projektet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve janë prezantuar nga lektorët e UET, Dr. Elena Kokthi, e cila referoi mbi projektin Smart-Al dhe se si ky projekt ofron mbështetje metodologjike për projektet strategjike të qeverisë, si dhe Prof. Asoc. Hysen Binjaku, i cili tregoi mbi projektin FINAC që i referohet sistemit të kontrollit të brendshëm. Në përfundim kjo tryezë u mbyll suksesshëm me disa konkluzione që ndihmojnë në hartimin e një draftplani bashkëpunimi mes aktorëve publikë, jopublikë dhe akademisë.

Konkluzione

1) Duke marrë shkas nga sfidat e parashtruara në këtë tryezë mbi pozicionin e akademisë përballë vendimmarrjes politike, mund të konkludohet se akademia ka mundësi të vëzhgojë, të studiojë, analizojë dhe kritikojë, për këtë duhet terren për të përcjellë mesazhet, terren i cili jo gjithmonë gjendet me lehtësi. Pavarësisht nga hapësira, akademia ka studentët, të cilëve i vë në dispozicion “ekspertizën e lirë akademike e profesionale”, për t’i përgatitur së pari si qytetarë, e më tej, si profesionistë.
2) U diskutua mbi pjesëmarrjen qytetare dhe për sa u përket planeve strategjike që administrata harton, në fokus duhet të jetë “transparenca ndaj qytetarit” në mënyrë që ai, nëpërmjet pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe në llogaridhënie të ndihmojë ecurinë e procesit.
3) Rruga e vetme e Shqipërisë drejtë Europës është edukimi qytetar dhe profesional, kryesisht i brezit të ri, që do të ndërtojë e drejtojë nesër. Prandaj duhen bashkuar forcat dhe energjitë ndërsektoriale dhe institucionale, për të realizuar përgjegjësitë, në emër të realizimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve të këtij vendi

[:]

  • Share:
admin

Previous post

[:en]Studenti global, trendi i studimeve shqiptare[:]
29 Mars, 2019

Next post

[:en]Trajnimet që riorganizojnë universitetet[:]
30 Mars, 2019

You may also like

eco23
Call for Papers – ECONOMICUS 23
30 Janar, 2023
ingenious3
Call for papers at the Journal “Ingenious”, No.4
23 Janar, 2023
koc-university
Thirrje për aplikime: Shkëmbim Stafi Akademik dhe Administrativ Koç University
13 Janar, 2023

Search

Që nga fillimi i tij në 2006, UET nuk ka reshtur përpjekjet e tij për ta reformuar, strukturuar dhe kompletuar atë, proceset dhe iniciativat që sigurojnë diplomimin me cilësinë më të lartë të studentëve tanë.

Scan here to read our latest QAA review report



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.

STUDIO NË UET

  • Diplomë Profesionale
  • Bachelor
  • Master Profesional
  • Master i Shkencave
  • Master i arteve



Celular

+355682016616

+355689037765



Address:

Kompleksi Xhura, Rruga Xhanfize Keko, Tirana, Albania.



Celular

+355682016616

+355689037765



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Linkedin



Email

[email protected]



Rezervo aktivitetin tënd



Facebook-f




Instagram




Youtube




Twitter

© Copyright 2023 UET