“Studenti i Javës”/ Në këtë 15 vjetor, UET nderon 50 ish-studentë

Në këtë 15 vjetor të parë UET ka iniciuar nismën “Studenti i Javës”, ku për një vit 50 ish studentë nga rrejti UET Alumni do të nderohen për kontributin e tyre brenda dhe jashtë vendit falë studimeve që kanë kryer në Universitetin Europian të Tiranës.

Alma Mater është një shprehje alegorike latine e përdorur për universitetin ku je diplomuar, duke e konsideruar lidhjen e studentit me universitetin si lidhje mes “nënës dhe fëmijës” për gjithë jetën.

Në këtë frymë janë krijuar brezat e ALUMNI-it, ish-studentëve, të cilët gjejnë gjithmonë një arsye, një rrugë për t’u rikthyer në auditorin ku kanë përjetuar eksperiencën më të bukur dhe më domethënëse të jetës së tyre si të rritur.

15 vitet e para të Universitetit Europian të Tiranës tregojnë shumë për jetën e tij akademike, i cili u kthye në një burim të jashtëzakonshëm kërkimi, i bazuar në akte dhe çështje që prekin studentët, pedagogët, shkollat e mesme dhe komunitetin akademik në tërësi.

Në 15 vite UET ka diplomuar mbi 15 mijë studentë në të tre ciklet e studimeve, të cilët kanë rritur vizibilitetin e institucionit tonë, duke qenë në sytë e studentëve, prindërve, partnerëve tanë të biznesit, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë, motori lëvizës i shumë aspekteve të jetës sonë të përditshme.

Në këtë 15 vjetor të parë UET ka iniciuar nismën “Studenti i Javës”, ku për një vit 50 ish studentë nga rrejti UET Alumni do të nderohen për kontributin e tyre brenda dhe jashtë vendit falë studimeve që kanë kryer në Universitetin Europian të Tiranës.

“Suksesi i çdo shkolle mund të matet me kontributin që Alumni jep në jetën tonë kombëtare”. Kështu do të shprehej në shtator të vitit 1946, presidenti amerikan John F. Kennedy, gjatë fjalimit të tij në një përvjetor të shkollës private Choate në Ëallingford.

Pavarësisht viteve, zhvillimeve apo transformimeve që mund të ketë pësuar shoqëria, pasuria njerëzore mbetet e pazëvendësueshme. Thënia e presidentit amerikan është po aq aktuale, po aq me vlerë dhe po aq kumbuese, sa mund të ketë tingëlluar para 75 vitesh. Institucionet arsimore ku marrim dijen dhe formimin profesional, mbeten gjithmonë një ‘vulë’ e jetëshkrimit dhe rrugëtimit tonë profesional.

Universiteti Europian i Tiranës ka qenë pioner edhe në këtë aspekt, ashtu si edhe në shumë zhvillime të tjera universitare dhe arsimore. Pavarësisht se kishte rreth 4 vite krijim, i dha një vëmendje të veçantë studentëve që dilnin nga auditorët dhe pozicionoheshin në tregun epunës, duke kontribuar në fusha të ndryshme. Në 13 maj të vitit 2010, u themelua shoqata “UET ALUMNI”, një organizëm që mban kontakte me ish-studentët dhe ndjek në vazhdimësi ecurinë e karrierës së tyre, brenda dhe jashtë vendit. Ndër vite shoqata ka pasur disa drejtues, duke filluar nga Rudin Lala, Ervin Saljani më tej, Eneda Tarifa, Adela Danaj dhe aktualisht drejtohet nga Dr. Sokol Ndoka.

Gjithashtu, prej vitit 2013, “UET ALUMNI” akordon çdo vit “Çmimin e Karrierës”, fituesit e të cilit janë ish-studentë të formimeve të ndryshme profesionale, që kanë bërë karrierë dhe janë të mirë pozicionuar në sektorë të ndryshëm në Shqipëri.

Institucionalizimi i përfshirjes së UET Alumni

UET i cilëson traditën e takimeve ALUMNI si një lloj vëllazërie mes brezave të studentëve, një rrjet bashkëpunimi mes tyre që nis në universitet dhe vijon jashtë tij.

Sot, shkollimi është bërë diçka shumë serioze. T’i besosh një universiteti serioz ose të bësh një shkollë sa për të qenë ka filluar ta krijojë diferencën. Universiteti Europian i Tiranës ndihet krenar për studentët që i kanë besuar në 15 vite dhe vazhdojnë ti besojnë
Ish-studentët e këtij universiteti organizohen në mënyrë të institucionalizuar pranë UET në Bordet e Tregut të Punës pranë çdo departamenti. Ish studentët e UET, të cilët kanë një arritje të çmuar dhe që kanë një avantazh profesional ne fushën përkatëse, janë pjesë e bordeve të tregut të punës për çdo departament. Ky institucionalizim vjen pasi, vetëm ata që kanë studiuar në UET e njohin më mirë universitetin dhe praktikën e tij mbi atë çfarë ndodh dhe cfarë mund të përmisohet.

Alumni, përfitimet e universitetit

Përfitimi i Alumni është sigurisht, lidhja e vazhdueshme që ekziston me universitet ku ata kanë studiuar fillimisht, lidhjet sociale apo personale me kolegët alumni dhe shpesh mundësia për t’u angazhuar me disa aspekte të veprimtarive universitare duke rekrutuar ose intervistuar studentët e ardhshëm, ose duke udhëzuar studentët e tanishëm ose të sapodiplomuarit.

Universitetet, nga ana tjetër, përfitojnë nga tri shtyllat shpesh të dalluara të angazhimit të alumni: koha, thesari dhe talenti. Kjo do të thotë se institucionet përfitojnë më shumë nga kontributet financiare të ish-studentëve, por edhe nga koha e investuar nga alumni në procesin e rekrutimit të studentëve (duke kursyer i kursyer zyrës së pranimeve kohë dhe para, që në të kundërt do të ishin shpenzuar në udhëtime për punonjësit) si dhe nga talenti i akumuluar i Alumni, që mund të shfrytëzohet në rrjetet e karrierës për studentët dhe të diplomuarit e tjerë të ngjashëm.