sabina-bollano

Dr. Sabina Bollano

Lektore në Departamentin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë, në Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës. Ajo mban titullin Doktore e Shkencave nga Universiteti Europian i Tiranës dhe ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës (2001).

Ka mbi 15 vite përvojë në arsimin e lartë dhe më shumë se 20 vite përvojë profesionale në fushën e projektimit urban dhe arkitektonik. Si Arkitekte e licencuar, Planifikuese Urbane dhe Auditore e Certifikuar e Energjisë, fushat e saj të kërkimit përfshijnë projektimin arkitektonik, urbanistik dhe eficiencën energjetike në ndërtesa. Ka marrë pjesë në shumë projekte kërkimore dhe konkurse arkitekture,  në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ka botuar si autore e vetme dhe bashkë-autore shumë artikuj shkencorë me faktorë impakti dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Fusha e ekspertizës kërkimore: në fushën e Projektimit – Arkitekturë, Ubanistikë dhe Auditim Energjitik në ndërtesa. Anëtare jurie në konkurse ndërkombëtare arkitekture.

Liçensuar si Arkitekte/Urbaniste dhe Audituese Energjitike në ndërtesa.

Publikimet shkencore ResearchGate :ResearchGate Profile