
Msc. Gejsi Tafa
Gejsi Tafa ka lindur në 07/12/1992 në Tiranë. Është dizajner kreativ, dhe asistent lektor pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Ka mbaruar studimet e larta Bachelor në degën e Transportation Design (Dizajnit të Transportit) pranë Istituto Europeo di Design (2011-2014 në Torino, Itali – në gjuhën italiane) dhe Master në Transportation Design pranë Strate School of Design (2016-2018 në Sèvres, Francë – në gjuhën angleze).
Gjatë viteve 2014-2016 ka bashkëpunuar me entitete të njohura në fushën e botimeve shqiptare si Shtëpia e Librit OMBRA GVG, Shtëpia Botuese Dituria dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë (SHBSH). Ka realizuar projektin e brandimit vizual të Panairit të 18-të të Librit të Tiranës (2015), dizajnin e stendës së delegacionit shqiptar në Panairin e Librit të Lajpcigut 2015 në Gjermani, si dhe dizajnin e stendës së SHBSH në Panairin e Librit të Podgoricës 2015 në Malin e Zi. Ka projektuar stendat e botuesve Dituria dhe OMBRA GVG, në kuadrin e Panairit të Librit të 18-të Tirana 2015.
Përgjatë periudhës së studimeve Master, ka punuar në disa projekte në parneritet me Renault, Faurecia, GEFCO dhe Schoolab në fushën e dizajnit të automobilave.
Prej vitesh ushtron veprimtarinë si konsulent dhe dizajner freelance për klientë të ndryshëm në fushën e dizajnit digjital, grafik dhe industrial.
Në vitin 2018 ka botuar librin “Historia e Dizajnit” të autores Prof. Gabriella D’Amato, të cilin e ka përkthyer nga gjuha italiane në shqip. Në vitin 2020 ka botuar librin “Anatomia e njeriut për artistët” të autorit John Raynes, të cilin e ka përkthyer nga gjuha angleze në shqip. Për të dyja botimet, ka punuar gjithashtu si dizajner grafik (kopertinë, faqosje dhe fushata publicitare).
Ka qënë pjesëmarrës në disa konkurse ndërkombëtare të dizajnit. Së fundmi ka fituar çmimin e argjendtë në kategorinë Car Design Concept në konkursin ndërkombëtar IAI Design Award 2019 me projektin “Toyota FJ-id Experience”.