demo_image

Msc. Dritan Boriçi

Dritan Boriçi lindi në vitin 1972 në qytetin e Fierit. Mbas mbarimit të studimeve në liceun “Janaq Kilica” vijon studimet në vitin 1990, për aktor në Akademinë e Arteve në Tiranë. Diplomohet si aktor në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1994. Në periudhën ndërmjet viteve 1995 – 2003, ai ka qenë aktor i Teatrit Bylis të Fierit. Falë talentit që e karakterizonte gjatë roleve që iu besuan, ai tërhoqi vëmendjen e kritikës dhe drejtuesve të Teatrit Kombëtare, të cilën e ftuan për të qenë pjesë e trupës së këtij institucioni të rëndësishëm dhe që prej viti 2003 është aktor i Teatrit Kombëtar.

Rolet më të spikatura:
• 2008 – “Fishkëllimë në errësirë”
• 2008 – “ Legjenda e pianistit”
• 2006 – “Vajza pa prikë”
• 2005 – “Xhaxha Vanja”
• 2004 – “Kopraci”
• 2003 – “Pulëbardha”
• 1999 – “Pse”
• 1998 – “Zonjusha Xhuli”
• 1996 – “Krim e ndëshkim”

Çmimet e fituara :
• 2007 – “Qemal Ajdin” për Aktorin më të mirë të Festivali të Teatrit Shqiptar në Maqedoni.
• 1997 – “Aleksander Moisiu” aktori më i mirë i të rinjve në Festivalin Kombëtar të Teatrit.
• 2009 – Çmimi i parë në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës “Monoakt” në Prishtinë me pjesën “Legjenda e pianistit”

Aktualisht është pedagog i aktrimit në Universitetin Evropian të Tiranës